Rama, Balluku dhe ERE në siklet me TECin e Bangladeshit

Rama, Balluku dhe ERE në siklet me TECin e Bangladeshit

Siklet i madh ky TECi i Bangladeshit. I ngeli në derë Ramës e Ballukut edhe pse vetë e deshën, se siç pat thënë Rama mund te vij situatë që nuk do ketë energji as për të blerë, pavarësisht nga çmimet e larta, Dhe ai bashkë me Ballukun ja hodhën dhe Gjermanit që e donte TECin e Bangladeshit për vehte, por nuk pati shanc ta merrte para vendosmërisë dhe përpjekjeve të mëdha të Ramës e Ballukut. U kapërcye dhe frika, vecanërisht e Ballukut se mos mbytej në oqeanin Indian gjatë rrugës për në Vlorë. Dhe gëzim i madh në 9 Shtator bisha e Bangladeshit u duk ne Gji të Vlorës dhe gëzimi i Ballukut qe aq i madh sa shkoi ta përqafoi bishën edhe pse e lodhur nga luftrat mbi 20 vjecare në Bangladesh, e shoqeruar edhe nga ambasadorja e SHBA znj. Yuri Kim.

Menjëherë filluan sikletet. Bishën nuk e nxinte bregdeti i cekët e Balluku se nga nxorri me shpejtësi milionat për të thelluar detin dhe vazhdojnë vardha milionat.

Tani sikleti edhe më i madh. TECi i Bangladeshit duhet të filloj nga puna e të djegë 600 ton mazut në ditë për të prodhuar energji, por në tregjet ndërkombëtare kanë rënë çmimiet e gazit e energjisë elektrike, që janë gati gjysma e çmimeve të llogaritura të energjisë sëprodhuar nga bisha e Bangladeshit, dhe gjasat janë që do bien akoma muaj që pasojnë. Në siklet është edhe ERE, që ka marrë vendimin në fund të Dhjetorit, për të filluar procedurat për të përcaktuar çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga bisha.

E gjithë kjo histori e sikletshme duket do jetë edhe më e sikltshme se historia që vazhdon e inceneratorëve.

E megjithatë ka një dalje nga sikleti. Duhet thënë sikter TECit të Bangladeshit, i cili nëse nuk sikteroset tani, do jetë më shumë se siklet. Vërtet.