Qimja bëhet tra, trau bëhet qime.

Qimja bëhet tra, trau bëhet qime.

Ishte inciative qytetare shumë e mirëpritur protesta e thirrur kundër vendosjes së traut në rrugen e Kombit, për më tepër se ishte iniciativë spontane nga të rinj kuksianë. Trau është një barrierë që e ngadalson lëvizjen e lirë në rrugë, kontrollohesh prej tij dhe edhe paguan për ta kaluar atë, rast pas rasti. Të gjithë nuk e duan traun, por të gjithë e pranojnë, pasi është pjesë e mekanizmit të ekonomisë së tregut në cdo vend.

Në shprehjen popullore “qimja bëhet tra” trau tregon një vështirësi jetese, ardhur padrejtësisht nga një spekulim me një gjë të lehtë, të zakonshme në jetën e përditshme. Dje dhe sot dhe nesër të gjitha mediat folën e do flasin gjatë për mosbindje civile, për anarki (të provokuar).

Qimja po bëhet tra. Po të ishte për iniciativën qytetare trau në rrugën e Kombit nuk do të thyhej, ose do thyhej simbolikisht për të detyruar vendimmarrësit që ta dëgjojnë atë, por nuk do të tentonin ta conin vendin drejt anarkisë. Politika Shqiptare është e argasur në të bërit të qimes sa një tra. Por politika shqiptare ka treguar e po tregon se ka edhe aftësinë që traun ta bëj qime. Këtu qëndrojmë dhe japim një shembull. Cdo lexues mund të japë shumë shembuj, gjithashtu.

Shembulli: Si trau po bëhet qime.

Nuk ka dyshim që barra më e rëndë qytetarëve të këtij vendi nuk është aspak trau tek rruga e Kombit. Nga ky tra, duke supozuar se do paguajnë të gjithë shqiptarët e të huajt në një koncesion të kopsitur mirë sipas standartve më të mira, kjo pagesë do të shërbejë për një jetë më të sigurtë e më të mirë të vetë shqiptarëve. Trau i rëndë, por i padukshëm për shqiptarët është ai i koncesioneve të incineratorëve por, jemi në një situatë që ky tra është bërë qime nga qeveria e ndihmuar me ose pa dashje nga media. Heshtje e cuditëshme për incineratorët , ndërkohë kur incineratori i Elbasanit është një dështim spektakolar, ku nuk po thuhet më “shkoni shikoni impiantin e Elbasanit”, se incineratori i Elbasanit bën sikur punon, duke djegur pak plastika e letra e duke prodhuar hi të rezikshëm, ajër e ujra të ndotura, në vend që materialet që digjen të ktheheshin përsëri në plastikë e letër në të mirë të indusrisë së ricklimit, të familjeve të grumbulluesve, që kanë mbetur si peshku pa ujë, në të mirë të pastrimit të vendit.

Në Myzeqe, koncesioanari po hedh si i tërbuar male me gurë në një tokë të bekuar për prodhime bujqësore dhe refuzuese për ndërtim masiv, për shkak të ujrave të larta nëntoksore. Koncesionari po vrapon që të marrë këstin tjetër nga shteti, dmth nga qyetarët. Po ky koncesionar po bëhet gati ti vërsulet Tiranës, e cila edhe pa të po thith ajër të ndoturej cdo norme.

Trau i rëndë i incineratorëve nuk është barrë e rëndë vetëm për 170 milionë që do paguajnë Shqiptarët koncesionarit por, në këmbim, do të paguhet edhe me jetë njerëzish nga ndotja që do prodhojnë jo vetëm prej djegjes së mbetjeve të padjegshme brenda vendit, por edhe mbetjeve të fqinjëve përtej Adriatikut, pasi mbetjet nga Kukesi nuk mund të vinë të digjen në Tiranë dhe nga Kakavija të digjen në Fier.

Shqiptaret duhet të merren me barrën e rëndë të traut të incineratorëve, tani, të protesojnë edhe më fort për traun e fshehur pas qimes, dhe maxhoraca e sotme të mos e bëj traun qime, sic e ka bërë deri tani, e nesër të dalë e të kërkoj mosbindje civile për taksën super të rëndë të shkruar dhe të pashkruar të incineratorëve.