Qenka miratuar leja për kryerjen e një krimi mjedisor

Qenka miratuar leja për kryerjen e një krimi mjedisor

Në vitin 2004 qeverisë së Nanos i ofroi falas një incinerator një biznesmen Italian i quajtur Beccetti, por që 70% e plehrave që do digjeshin do vinin nga Italia. Kontrata nuk u firmos në momentin e fundit si rezultat i protestave të shoqërisë civile, ku ndër drejtuesit kryesor të saj ishte edhe Erjon Veliaj.

Tash i njëjti skenar por më i sofistikuar me anë të PPP dhe shumë më fshehtas përsëritet pas 15 vjetësh. Ndertimi i Incineratorit të Tiranës është një krim mjedisor.

Qenka dhënë leja e ndërtimit ( http://www.monitor.al/kkt-miraton-lejen-e-ndertimit-per-inceneratorin-e-tiranes-merr-ok-edhe-rikonstruksioni-i-pistes-se-aeroportit/ ) egzakt 1 muaj më parë më 27 Shkurt 2019, në mbledhjen e KKT, në një terr informativ të pa parë.

Nëse sheh faqen zyrtare të KKT konstatohet që nuk ka qënë në rendin e ditës të dt 27 Shkurt diskutimi për miratim ose jo të lejes së ndërtimit të incineratorit të Tiranës

(http://www.azht.gov.al/files/news_files/Rend_Dite_Mbledhje_KKT_propozim_20.11.2018.pdf ) .

Në axhendë janë 18 leje per tu miratuar dhe janë miratuar 19, pra edhe incineratori, që duket se është futur tinëz.

Pse incineratori i Tiranës është krim mjedisor?

Tirana është një qytet me ndotje të ajrit në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën. Incineratori që djeg mbetjet është një emetues i dioksinave, që konsiderohen helmet sintetike më të rrezikshme në planet. Djegja e një sasie gjigande plehrash prej 900 ton ne ditë të ardhura nga i gjithë qarku i Tiranës, madje edhe nga Durresi e bën Tiranën përfundimisht një qytet të pabanueshëm. Vec ndotjes së ajrit ndoten dhe gjithë tokat bujqësore për rreth, që janë të destinuara kryesisht për prodhim perimesh për banorët e kryeqytetit dhe ujrat sipërfaqësore e nëntoksore, gjithashtu.

Në kohën e sotme, në një vend si Shqipëria, që së pari, për të mirën e saj, si dhe detyrimin ligjor, do duhet të maksimalizojë riciklimin e plastikës dhe të letrës e kështu mbetet që të digjen mbetjet organike, që jo vetëm teknikish nuk kanë fuqinë kalorifike për tu djegur, por që sot ka kompani që kërkojnë ti përdorin këto mbetje organike për prodhim plehu e biogazi, incineratori nuk mund të punoj e të prodhoj energji ( edhe i Elbasanit që ka 2 vite që është ndërtuar nuk punon). Edhe më kriminale është të djegë mbetje të ardhura nga importi, për të cilat është më së shumti e interesuar ecomafia.