Pylli orbital si zbukurim i beton-pyllëzimit central

Pylli orbital si zbukurim i beton-pyllëzimit central

Në morinë e lajmeve të sotme të historive të kriminalizimit shkaktuar nga pyjet e drogës vjen dhe një lajm relaksues se në periferi të Tiranës, z. Erjon Veliaj mbolli 150 shkurre e fidanë si fillim i pyllit orbital.

Njëherazi publikohet një lajm (artikulli i monitor.al: Vala e re e ndërtimeve nga po vinë paratë? ) që ndërsa Erjoni mbjell shkurre e fidana në pjesën centrale të Tiranës po “mbillen” në të njëjtën kohë pallate betoni si qëmoti, madje tash edhe me ambicje për gradacela, që duhet thënë qysh në fillim se pylli i drogës është hic në krahasim me pyllin e ndërtimeve në Tiranë.

Kjo se pyllin e drogës po të duash e shkatërron për 1 muaj, kurse pyllin e betonit po e ngrite sic po ngrihet nuk e shkatërron do as për një shekull. Dhe ky “pyll” central artificial i betonit egzistues në Tiranë po dendësohet, më e keqja po dendësohet me plan, dhe e firmën e Erjon Veliaj.

Dendesohet Tirana me ndërtime rritet popullsia e Tiranës me një qytet 20 mijë banorësh në vit. Kështu dendësia e popullsisë së Tiranës nga 15000 banorë për km2 deklaruar në planin rregullues në 2012, po shkon drejt 20,000 banorë për km2, ndërkohë kur kryeqytet Europiane mesatarisht kanë 3–6 mijë banorë për km2. “Sot një makinë prodhon toksina, prodhon helme, dioksid karboni, të cilat mund të zerohen vetëm me mbjelljen e 2 pemëve” — tha Erjon Veliaj. Pjesërisht e saktë.

Dioksidi i karbonit mund të zerohet me 2 pemë të rritura ( jo me shkurre e fidana që bëhen pemë për 20 vjet), por toksinat e helmet si; monoxid carboni, hydrocarbonet, oxidi azoti, benxeni, grimca e imta etj., zerohen në mushkritë e banorve, duke i shkurtuar jetën atyre, sic po ndodh.

Vendimmarrësit dhe politikanët tanë nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë se edhe veprimi që con në shkurtimin e jetës së njeriut është krim, jo vetëm marrja e jetës së njeriut është krim.