Punë e paqme me përfundim të keq (video)

Punë e paqme me përfundim të keq (video)

Bashkia e Tiranës po “qeth” qytetin në këto ditë pranvere, kur gjelbërimi shpërthen dhe ku aroma e atyre pak lulishteve të jep një ndjesi të bukur freskie pranverore. Punë e paqme. Ku e çoni këtë kamioçinë? Në Sharrë është përgjigja. Ky është vërtet një përfundim i keq. Si mund të groposet kjo pasuri që jep natyra? E gjithë kjo mase organike mund të kthehet pa dyshim një pleh organik i shkëlqyer për bujqësinë edhe duke u përzier me të tjera lëndë organike, qoftë dhe mbeturina shtëpiake organike, apo mbetje ushqimore etj. Akoma më skandal trajtimi me skenarin e djegjes me incinerator. Imagjinoni kjo masë e njomë bari do duhet më parë të thahet, duke harxhuar sasi energjie për proçesin e tharrjes e më pas për ta djegur e për ta bërë gaz e hi. Kjo është vërtet çmenduri. Ja që kjo është strategjia e Bashkisë Tiranë dhe Qeverisë Shqiptare. Çdo mbetje që gjenerohet në Bashki të shkoj për djegje. Ky është kapaciteti i incineratorit të konçesionuar në Tiranë, madje duhet qethur mirë qyteti, se nëse nuk qethet mirë, sipas konçesionit të incineratorit qytetarët paradoksalisht duhet të paguajnë konçesionarin, nëpërmjet Bashkisë, për mosqethje. Po, po ky është kushti I konçesionit nëse Bashkia nuk siguron 500 ton në ditë mbetje për djegësin paguan 29 euro për cdo ton nën 500 ton në ditë.

Sot 18 Prill 201,8 dita për ti thirrur mëndjes së shëndoshë.