Projekti betonizues i Behgjet Pacollit 'kërcënon' natyrën shqiptare
Përfaqësuesit e katër organizatave mjedisore, AOS, Eco Albania, PPNEA dhe Euronatur u mblodhën të dielën së bashku me aktivistë për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për të kundërshtuar projekt-idenë e kompanisë Mabetex në pronësi në Pacollit për të ndërtuar një kompleks të madh rezidencial dhe turistik- që sipas tyre përbën një kërcënim serioz për një prej habitateve më të rëndësishme natyrore në brigjet e Adriatikut.
“Ne jemi kundër këtij plani shkatërrimtar për Divjakën që sjell ndërtime në kundërshtim me ligjin,” u shpreh Taulant Bino, drejtues i Albania Ornthological Society, AOS, një organizatë joqeveritare me qendër në Tiranë, që ka për qëllim mbrojten e natyrës, shpendëve dhe të habitateve të rëndësishme për to.
“Divjaka është epiqendra e biodiversitetit në Shqipëri,” shtoi Bino, duke i bërë thirrje qeverisë të respektojë ligjin dhe konventat ndërkombëtare për zonat e mbrojtura dhe ta rrëzojë projektin.
Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është shpallur si zonë e mbrojtur në vitin 1964. Ai ze një sipërfaqe prej më shumë se 22 mijë hektarësh dhe përbën nga një ekosistem unik i përbërë nga laguna, duna ranore, pyje bregdetare me florë dhe faunë të pasur. Në këtë zonë ndodhen pyje me pishash 400-vjeçare, të cilat shërbejnë si një zonë qendrimi për miliona shpendë shtegtarë. Këto pisha janë gjithashtu vend folenizimi për specie të rrezikuara endemike si Pelikani Kaçurrel, i cili është dhe simboli i Parkut Kombëtar dhe i natyrës në Shqipëri.
Projekti i kompanisë Mabetex përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 370 vilave si dhe objekte ndihmëse si një fushë golfi me 12 vrima e pista për ulje-ngritjen e helikopterëve. Projekti ka nisur të hartohet që nga viti 2012, por së fundmi duket se kompania ka gjetur simpati mes qeverisë dhe opozitës dhe po kryen procedurat formale para se të kërkojë miratimin në qeveri.
Sipas Binos në zonat e mbrojtura nuk lejohen ndërtime me intesitet të lartë siç parashikohen në projektin e propozuar; megjithatë, ligji i ri për Zonat e Mbrojtura i miratuar me ngut nga parlamenti në fund të legjistlaturës ka dy nene kontradiktore 49 dhe 50, që lenë hapsirë për abuzime .
“Ligji është problematik për zonën e Divjakës, sepse lë hapsirë për ndërtime në zonat e mbrojtura në nenin 49,” tha Bino. Sipas drejtuesit të AOS edhe pse ligji ka qenë konsultuar me shoqërinë civile disa nga nenet e debatueshme janë ndryshime të momentit të fundit nga ligjvënësit.
Neni 49 dhe 50 i ligjit për Zonat e Mbrojtura përcaktojnë aktivitetet që lejohen në nënzonat e përdorimit tradicional dhe të qendrueshëm, si dhe nënzonën e rekreacionit të një zone të mbrojtur. Edhe pse neni 49 ndalon aktivitete si kampingjet dhe parkimin e automjeteve, ai nuk ndalon specifikisht ndërtimet urbane, siç parashikohej në ligjin e mëparshëm tashmë të shfuqizuar.
Sipas Gabriel Schwarder nga EcoNatur, një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Radolfzell, Gjermani, e cila prej dy dekadash ka kontribuar në ruajtjen e natyrës shqiptare, parku kombëtar “Divjakë-Karavasta” ka një rëndësi shumë të madhe si vend folenizimit dhe shtegtimit për miliona zogj.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për planet e prezantuara rishtazi për të ngritur një resort turistik brenda parkut kombëtar,” tha Schwarder. “Ndërtime të tilla urbane e vejnë në rrezik parkun kombëtar si park në vetvete,” shtoi ai.
Schawarder kujtoi që për shkak të biodervistetit të pasur dhe me kërkeën e qeverisë shqiptare në vitin 1995, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shpallur si zona e parë e mbrojtur sipas konventës Ramsar në Shqipëri.
“Ne shpresojmë që qeveria shqiptare do t’i përmbahet konventës,” përfundoi ai.
Kujtim Mersini nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri, PPNEA, u shpreh se spciet endemike në parkun Divjakë-Karavasta janë një pasuri e paçmueshme.
“Ky park ka mbrotjen më të madhe ligjore në Shqipëri,” tha ai, duke iu bashkuar thirrjes për mbrojtjen e zonës nga projektet e zhvillimit me intensitet të lartë.
Projekti i kompanisë Mbatex u prezantua në një seancë dërgjimore me banorët e zonës ne fund të muajit Prill në qytezën e Divjakës; megjithatë, aktivistët mjedisorë shprehen se kompania ka qenë e kursyer mbti detajet.
Olsi Nika, nga Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri- Eco Albania, u shpreh se vendimarrja për këtë projekt dhe informacioni i detajuar mungon. Për këtë shkat organizatat e shoqërisë civile pritet të përfshihen në një fushatë sensibilizuese me banorët e zonës, mbi ligjshmërinë e projektit, ndikimin që ai ka në Parkun Kombëtar, si dhe alternativat për një zhvillim të qendrueshëm të zonës.
“Resorti i planifikuar bie ndesh jo vetëm me ligjet për mbrojtjen e natyrës por gjithashtu nuk garanton zhvillimin e qëndrueshëm të zonës,” tha Nika. “ne besojmë se turizmi masiv, sidomos në këtë Park Kombëtar, nuk është pika më e fortë e Shqipërisë. Për të qenë konkurrent me fqinjët, Shqipëria duhet të orientohet nga eko-turizmi,” përfundoi ai.
Beasar Likmeta