Presidenti Donald Trump tërhiqet nga marrëveshja e Parisit

Presidenti Donald Trump tërhiqet nga marrëveshja e Parisit

Më 1 Qershor 2017 Donald Trump deklaroi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë se SHBA është jashtë marrëveshjes së Parisit .

Marrëveshja e Parisit është një marrëvshje globale që konsiston në ruajtjen e temperaturës së ngrohjes planetare deri në 2 °C.

Ka pasur reagim të fortë jo vetëm politikisht, madje dhe brenda Amerikës, por dhe nga organizatat ambjentaliste kudo në Botë për kthimin mbrapa prej SHBA nga një marrveshje e arritur me përpjekje të mëdha shumëvjecare me të gjitha shtetet e Botës.

Aktivistë të Greenpeace protestuan kundër vendimit të Trump përpara ambasadës amerikane në Berlin.

“Marrëveshja e Parisit ka të bëjë me shumë politikë,pushtet, interesa personale etj. Ne donim të arrinim një marrëveshje më ambicioze, me pika më të qarta, me afate kohore shumë më aggressive, që të na nxjerrin nga adiksioni qe kemi me lëndët djegëse fosile “: tha drejtuesi I GreenPeace, Kumi Naido.

Ndërkohë SHBA renditet e dyta për ndotjen nga dioksidi I karbonit në rend botëror.