Plehrat e sofistikuara dhe avokatët e tyre.

Plehrat e sofistikuara dhe avokatët e tyre.

“Po reformës në drejtësi-Jo plehra në Shqipëri” ishte parrulla në hyrje të Parlamentit në ditën e miratimit të reformës në drejtësi në Korrik të vitit 2016.

Reforma në drejtësi u miratua me unanimitet. Po atë ditë u miratua edhe rikthimi i importit të plehrave në Shqipëri. Edhe pse importi i plehrave, në kuptimin e zakonshëm të tyre 1 vit më vonë u ndalua përsëri nga Parlamenti, ajo që po ndodh është prania e importit të plehrave të sofistikuara, të tipit, të inceneratorëve në Elbasan e Fier, apo Tecit lundrues në Vlorë etj.. Për cilindo një grumbull hekurishtesh, që vlejnë vetëm për skrap, edhe pse grumbulli i tyre është grumbull i sistemuar që të ngjaj si një gjë funksionale është plehrë në zhargon, apo mbetje.

Një pjesë e atyre që disa mbetje të montuara ja ofruan publikut për inceneratorë, që do incenronin mbetjet e do prodhonin dhe energji elektrike tash do të gjykohen në themel për këtë supermashtrim me dëm të jashtëzakonshëm për ekonominë dhe mjedisin në Shqipëri. Avokatët e tyre, avokatë të paguar mirë janë hedhur në sulm. Këta avokatë për të mbrojtur klientët e tyre po përdorin taktikën e sulmit të vetë sistemit të drejtësisë, duke përfituar dhe nga aksesi që kanë në media. Këta avokatë përmendin edhe organizim protestash. Këta përmendin edhe nene të ligjit të SPAK, që janë të dëmshme dhe që do largojnë nga sistemi të punësuarit e administatës civile, e se personat e administratës do shkojnë të gjithë në burg etj.

Nga këta avokatë nuk kemi degjuar që të kenë thënë ndonjë fjalë, për këto nene “të rrezikshme”, kur këto nene diskutoheshin në fazën e hartimit të ligjit.

Është qesharake dhe e çon në zero kredibilitetin e këtyre avokatëve, kur thonë se “produkti egziston” për inceneratorët e Elbasanit e të Fierit edhe pse për këta “inceneratorë”, është konfirmuar institucionalisht se nuk mund të punojnë”.

A kanë personat që janë në gjykim përgjegjësi që i kanë dhënë shoqërisë një tufë me plehra në vend të një vepre publike funksionale? Përgjegjësia është e padiskutueshme. Kush ka më shumë apo më pak përgjegjësi, sigurisht e vendos gjyqi. Dhe sigurisht duhet gjyq në themel. Nuk mund ti bihet shkurt kësaj pune. Për shembull një përgjegjësi të qartë kanë edhe hartuesit e dokumentit “Vlerësim i Ndikimit në Mjedis”, për të 3 inceneratorët. Ata gjithashtu duhet të hetohen e gjykohen. Madje ata janë ndër të parët që duhet të hetohen, edhe pse nuk janë pjesë e administratës shttërore, pasi janë ekspertë dhe mbi bazën e ekspertizës së tyre vazhdon zinxhiri i vendimmarrjeve.

Meqënëse folëm për plehrat e sofistikuara, a nuk është koha të hiqen nga Gjiri i Vlorës këto kapanonet plehra, të ardhura nga Bangladeshi që gjoja do prodhojnë energji elektrike, më të lirë se tregu, duke djegur mazut??