Plazhi i Ri në Vlorë si mos më keq
Plazhi i Ri në Vlorë para viteve 90 ishte më i bukuri, me i pastri, më i preferuari. Është ruajtur si plazh publik, por ndotje e madhe e patolerueshme gjendet aty. Kompania që ka punuar aty për të sistemuar lungomaren e famshme ka lënë gjithkund aty tuba plastike. Plazhi ka filluar, por që duhet ndaluar. Minimalisht aty duhet të ketë kosha të vegjël për të hedhur mbeturinat dhe tualetet portative.
Në një organizim me rreth 70 vullnetarë të drejtuar nga organizata SEEP më dt 17 Qershor u bë një pastrim i fortë i plazhit të Ri deri në Ujë të Ftohtë. Bashkia e Vlorës duhet të bëj një ndërhyrje emergjente për të përmisuar gjendjen në mënyrë që së paku vendasit në pamundësi për të shkuar gjetkë dhe ndonjë turist fare pa pretendime të mund të shijoj detin e Vlorës.