Platforma e bashkëqeverisjes me qytetaret dhe ngërçi me problematikat më të gjëra.

Platforma e bashkëqeverisjes me qytetaret dhe ngërçi me problematikat më të gjëra.

Mirëmëngjes z. Rama, Faleminderit për përshendetjen e sotme me artikullin e radhës për bukuritë e Shqipërisë dhe turizmin tonë. Ditë të mbarë edhe ju. Publikimi i bukurive Shqiptare ndihmon shumë në krijimin e një gjëndje më positive individuale dhe kolektive për më tepër kur ilustrohet, se kjo bukuri mund të kthehet edhe në mirëqenie kombëtare, optimizmi vetëm rritet. Dhe ky optimizëm kthehet edhe në dëshirë, madje edhe motivim për ta mbrojtur bukurinë Shqiptare.

Duke qënë se jemi në prag të mbylljes së turit 30 ditor të dëgjesave publike të z. Rama për të përgatitur Bashkëqeverisjen me Njerëzit PËR SHQIPËRINË QË DUAM po na duket se edhe dëshira e motivimi i cdo qytetari për të mbrojtur bukuritë Shqiptare e për ti shijuar ato, jo vetëm nga gjenerata e sotme, por dhe gjeneratat e ardhme, si rrjedhoj e kësaj bashkëqeverisje të synuar, duket se ka mundësi të ndodhw e tw ketw rezultate

Në takimin me banorët e Lezhës Rama tha: “Kushdo që bëhet pjesë e këtij koalicioni do mund të regjistrohet në atë platformë, pa dallim partish, për të marrë pjesë aktive në proçesin e bashkëqeverisjes, jo vetëm përsa i takon ankesave konkrete personale, apo të komunitetit, por edhe për proçeset e politikëbërjes, apo për problematika më të gjëra.”

Autori i këtij shkrimi do regjistrohet në Platformën e Bashkëqeverisjes menjëherë, sapo ajo të publikohet. Pjesmarrja e tij ( e imja) në proçesin e bashkëqeverisjes do jetë për pjesën e proçeseve “për problematika më të gjëra” Kjo temë e pjesmarrjes në këto proçese mund të jetë në vorbullën e ankesave në raportin 1 me 1000 të tilla, megjithatë si temë i përket indirekt të gjithëve dhe brezave të ardhshëm dhe ndoshta formati i platformës mund të strukturohet që edhe për “problematikat e gjëra” të ketë hapsirë. Siç mund të kuptohet nga ky shkrim dhe për këtë shkrim “problemet më të gjëra” janë mbrojtja e bukurive të natyrës shqiptare.

Platforma dhe ngërçi me problematikat e gjëra.

Vec bregdetit Shqiptar, sidomos atij të Jugut ndër bukuritë dhe destinacionet turistike më të komentuara, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij kohët e fundit kanë qenë lumi Vjosa dhe gjithë lugina e tij, Parku kombëtar i Valbonës dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Gjatë turit të z Rama për koalicionin me qytetarët nuk pati asnjë takim pranë komuniteteve të këtyre zonave me bukuri të rralla dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe gjëkundi nuk u tha asnjë fjalë për perespektivën e këtyre zonave e komuniteteve të tyre. Në Valbonë po ndërtohen HECe, Në Vjosë po shpallen tendera për HECe e janë dhënë leje për HECe. Nëse Rama do bënte një dëgjesë me banorët e komuniteteve të këtyre vendeve me bukuri të jashtëzakonshme se si e mendonin perespektivën e zhvillimit të tyre përgjigja do ishte në korr; “zhvillim i sektorëve tradicional dhe i turizmit si preferencë në rritje e viteve të fundit”. Për më tepër një komunitet shumë i gjërë ndërkombëtar i organizatave mjedisore, politikanëve të njojtur, shkencëtarëve ( si në rastin e lumit Vjosa) mediave ndërkombëtare e kanë evidentuar fuqishëm ruajtjen natyrale të këtyre zonave, duke përjashtuar si shumë të gabuar ndërtimin e digave apo devijimit të rrjedhjeve natyrale të tyre. Për më tepër dinamika e shpejtë e futjes së energjise solare, evidente tash edhe në Shqipri me bumin e kërkesave pwr investim në këtë sektor të energjisë dhe problematikat me HECe në kushtet e ndryshimeve të klimës nuk lë asnjë shteg justifikimi të argumentimit se HECet e reja janë të vlefshëm në Shqipëri.

E njëjta gjë për Parkun Kombëtar Divjak — Karavasta, ku shumëkush e sheh projekt- idene e derdhjes në këtë ekosistem tepër të pasur, të mbrojtur dhe nga konventa ndërkombëtare, Ramsar, të mijra e mijra ton beton, për të ndërtuar një resort për të sjellë aty 18000 njerëz në ditë, e në këtë mënyrë për të zhdukur jetën e egër që gjallon në zonë, e duke përjashtuar kështu dhe një burim të ardhurash të komunitetit, pikërisht nga statusi i Parkut Kombëtar dhe turizmit natyror në rritje të shpejtë, si thellësisht të papranueshme. Sensibiliteti ndërkombëtar për ruajtjen e Parkut të Divjak — Karavastas është gjithashtu i madh dhe i shprehur para Qeverisë Shqiptare.

Platforma e bashkëqeverisjes për forcimin e adminstratës duke lënë jashtë bashkëqeverisjes qytetarët për vendimmarrje strategjike, për “problemtikat më të gjwr ” është në rastin më të mirë e pa vlerë. Duke ja lënë këto vendimmarrje vetëm Qeverisë, apo Qeverisë në bashkqeverisje me oligarkët të vendit a të huaj krijohet një ngerç i madh.

Ky ngërç ose zgjidhet duke u marrë me të, pra duke e bërë publikun pjesmarrës edhe në vendimmarrjet e mëdha ose “Platforma e bashkëqeverisjes” bie. Mund të ndërtosh një administratë të fortë, por qeverisja me administratë të fortë e me vendimmarrje të dobët (më saktë të gabuar) në nivelin më të lartë kryeministror ka vetëm një rezultat; dështimin.