Pershkallzohet beteja ligjore për Valbonën midis shoqërisë civile dhe KKT e GENER 2

Pershkallzohet beteja ligjore për Valbonën midis shoqërisë civile dhe KKT e GENER 2

Padi e re në Gjykatën Administrative

Shoqata Toka dhe 27 banorë të Margegaj, Tropojë janë më dt 31 Janar 2018 në një proces të ri gjyqsor në gjykatën Administrative për padinë e re të tyre lidhur me shkatërrimin e Parkut Kombëtar të Valbonës prej ndërtimit të hidrocentralit mbi lumin e Valbonës.

Të paditur janë: Keshilli Kombëtar i Territorit dhe si palë e tretë kompanitë Gener 2. shpk, Dragobia.shpk dhe Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë

Objekt i padisë është shfuqizimi i Vendimit të Keshillit Kombëtar të Terriorit nr 12, datë 10.11.2017 “Për miratimin e shtyrjes së lejes së ndërtimit nr 446/9 prot. Dt 8.09.2016 për objektin “Ndërtimi i Hidrocentralit “Dragobia”, komuna Margegaj, qarku Kukës”

Kërkohe Marrja e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e zbatimit të Vendimit të KKT-së nr 12. Dt. 10.11.2017.

Në Padi studjoja ligjore e njojtur Kalo & Associates thekson se leja e dhënë nga KKT është në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke cënuar këshu jo vetëm të drejtat dhe interesat e ligjshme të banorëve, por dhe të publikut Shqiptar për të gëzuar dhe ruajtur zonat e mbrojtura me ligj, ku nuk lejohen ndërtimet e llojit “hidrocentral”.

Shënim: Kërkojmë ndjesë publikut pasi në lajmin e djeshëm u njoftua se gjyqi zhvillohej në gjykatën e Apelit.