Përmbytjet dhe ndryshimet klimatike në Shqipëri

Përmbytjet dhe ndryshimet klimatike në Shqipëri

Ndërsa përmbyteshin mijra hektarë në gjithë ultësirën perëndimore të vendit në Sharm El Sheikh jepen konkluzione të Samitit të Egjiptit, COP 27 për ndryshimet klimatike.

Tani gjithnjë e më shumë po flitet për “krizë” në vend të fjalës “ndryshime” klimatike. Shqipëria, sipas studimeve të bëra nga banka Boterore, konsiderohet si vend që preket më së shumti në Ballkan prej kësaj krize. Është konfirmuar se si rrjedhoj e kësaj krize Shqipëria do të ketë më pak rreshje dhe me intesitet më të madh në një kohë të shkurtër.

Sigurisht që përmbytjet që po ndodhin vit për vit në Shqipëri janë edhe pasoj e ndryshimeve klimatike, por askush, as politika, as media, as shoqëria civile nuk përmendin lidhjen e përmbytjeve, të cilat i marrim aktualisht si referencë kohore me ndryshimet klimatike, por edhe thatsirat e zgjatura etj.  Pyetja është, pse partitë politike shqiptare, por edhe media nuk përmendin fare krizën klimatike?

Mos cfaqja e delegacionit të Shqipërisë në samitin e Egjiptit ku marrin pjesë thuajse gjithë shtetet e Botës, ndryshe nga pjesmarrja edhe e promovuar në samitet e mëparshme për klimën është e çuditshme.

Heshtje totale për këtë samit të rëndësishëm nga Shqipëria duket se e ka një shpjegim. Në këte samit do të ishte një lloj fotografimi i objektivave për tu arritur prej vendeve të vendosur në konferencën e Parisit në 2015, sipas të cilës Shqipëria do duhej të reduktonte me 11.5% emetimet e CO2 deri në 2030.

Në vend të reduktimit të CO2 Shqipëria po rend me shpejtësi në drejtimin e kundërt, duke rritur së tepërmi CO2. Kështu vetëm TECi lundrues i instaluar në Vlorë parashikohet që emetimet e CO2 do rriten me 13%. Dhe në vijim janë plane të shumta të ndërtimeve të TECeve, rafineri, terminal gazi, gazsjellësa etj. Shqipëria nuk mund ti raportonte këto plane, që në fakt jo vetëm që janë kundër objektivave të vendit në kuadër të krizës klimatike, por edhe që dëmtojnë ekonominë e vendit, duke alokuar fondet e buxhetit të shtetit në energjitë fosile në vend të energjive me burime të rinovueshme.

Në këtë samit u arrit një sukses që ka të bëj me vendimin për krijimin e “Fondit për Humbjet dhe Dëmet” shkaktuar nga kriza klimatike për të ndihmuar vendet në zhvillim, por në mbarim të samitit të Egjiptiy Sekretari I Përgjithshëm I Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u shpreh: “Fondi për humbjet dhe demet është esencial, por nuk është një përgjigje për krizën klimatike nëse zhduk një shtet ishullor nga harta dhe kthen një vend të tërë në shkretëtirë në Afrikë. Bota ka nevoje akoma per nje kërcim gjigand për ambicjet për klimën. Vija e kuqe që ne nuk duhet të kalojmë është vija që e çon Planetin tonë mbi limitn e temperatures 1.5 grade celcius. Për të patur një shpresë, për të mbajtur limitin 1.5 grade celcius ne duhet që masivisht të investojmë në burimet e rinovueshme dhe ti japim fund varesise në lëndet djegse fosile”

Ndërsa presidenti Biden tha në Samit: “… kam kënaqësinë të njoftoj sot, së bashku me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë, një paketë prej 500 milionë dollarësh për të financuar dhe lehtësuar kalimin e Egjiptit drejt energjisë së pastër.

Kjo paketë do t'i mundësojë Egjiptit të shpërndajë 10 gigavat energji të rinovueshme deri në vitin 2030, ndërsa do të heq 5 gigavat objekte joefikase me energji gazi, duke reduktuar emetimet në Egjipt dhe sektorin e energjisë me 10 për qind.”

Në të gjitha planet veprimi i qeverisë shqiptare dhe fshehja e prezences reale prej saj në samitin e Egjiptit tregon se hapja e portave për energjitë fosile në Shqipërisaj është thjesh një qokë për kompanitë ndërkombëtare të naftës.