Përmbytjet dhe barrierat natyrore të shkatërruara në Vjosë
Ja si shprehet babai i inxhinjerise pyjeve në Vlorë Ing. Mustafa Dedenika, jo pa shqetësim, lidhur me përmbytjet e herë pas herëshme në rrjedhjen e poshtme të Vjosës: “Kanë qënë 800 ha me pyje, rrap, plep i kuq e i bardhë qysh nga Beshishti deri në derdhje në Adriatik. Prurjet e lumit të penguara nga pemët depozitohen aty duke rritur ledhet e brigjeve vit pas viti, duke e përcjellë qetë Vjosën në Adriatik. Ka pasur edhe aktivitete ekonomike në këtë masiv pyjor bregdetar, si rritja e fazanëve etj.”
Por a ka pemë të mbjella në brigjet e Vjosës në këto 2-3 dekadad e fundit?
Askush nuk ka parë dicka të ndryshoj në peisazhin e Vjosës lidhur me pyllëzimin e brigjeve të saj. Dhe kjo është një domosdoshmëri. Vjosës, thjesht, duhet ti kthehen mijra drurë të prerë aty. Dhe tashmë, jo vetëm shoqëria civile, por edhe shkencëtarë nga gjithë Bota që e konsiderojnë lumin Vjosa, si një ekosistem shumë i vecantë dhe i rrallë, së paku në Europë kanë bërë thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe duke qënë i tillë kërkohet ripyllëzimi i ultësirës së ulët, duke tentuar ti kthehet Vjosës natyraliteti i saj.
Me vërshimin jashtë shtratit të saj, gjithsesi vërshim butë, Vjosa bën thirrje të rritet kujdesi për të.