Peisazhi lumor i Vjosës Park Kombëtar në vitin 2023

Në ditën e Pavarësisë së vendit, 28 Nëntor 2023, Parku Kombëtar i Vjosës, i pari i një lumi të egër të Europës do të inagurohet nga Kryeministri i Shqipërisë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, kryetarët e Bashkive të luginës së Vjosës dhe përfaqësuesi i delegacionit të BEsë. Ky është vizioni i shpalosur sot më 6 Qershor 2019, në kuadër të fushatës “Save the Blue Heart of Europe” iniciuar nga organizatat e njohura ndërkombëtare RiverWatch dhe Euronatur në bashkëpunim me organizata partnere lokale, në rastin e Shqipërisë me organizatën EcoAlbania. Në konferencën për shpalljen e vizionit për Vjosën, Park Kombëtar merrnin pjesë aktorë të kësaj kauze nga shoqëria civile dhe nga institucione përgjegjëse shtetërore, si dhe nga zyra e delegacionit të BE-së. E rëndësishme ishte edhe pjesmarrja e disa gazetarëve të huaj. Në konferencë u vu re një solidarizim i të gjithë pjesmarrësve për tu angazhuar në kauzën, tashmë të ndërkombtarizuar të Vjosës si Park Kombëtar.

Sfida e parë e kësaj iniciative është që qeveria të bindet që tërhiqet nga koncesionet akoma të pa miratuar përfundimisht të Pocem dhe Kalivac, që do të kompromentonin totalisht iniciativën, duke vendosur një moratorium të paktë 3 vjecar përfshirë edhe për cdo HEC në degët e Vjosës. U ritheksua, duke u mbështetur edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, 2019, se për rastin e lumit Vjosa është e detyrueshme hartimi i një vlerësimi strategjik mjedisor, që me të gjitha gjasat Vjosa Park Kombëtar do të rezultonte opsioni më i mirë për Shqipërinë e sotme dhe të ardhme.