Partneriteti Politikan — Privat dhe Populli

Partneriteti Politikan — Privat dhe Populli

Ndertim i paligjshem nen digen e liqenit artificial te Tiranes

Akronimi i famshëm PPP jo shumë i kuptueshëm për shumëkënd, tash, sidomos me cështjen “Teatri” për cilindo mund të bëj sens të quhet Partneriteti Politikan Privat (PPP), në vend të partneritetit publik privat. Thjesht, politikani ketu në Shqiperi publiken e quan të veten, jo vetem që ta perdori atë, por edhe t’ja fali privatit, duke marre shume “kredite” per vehte në kthim, sigurisht.

Partneriteti Politikan Privat ka pasur një shpërthim të pa parë me koncesionet për HECet e vegjël, kudo në cdo përrua e lum të Shqipërisë, rreth 500 të tillë. Politikani (ketu kij parasysh Sali Berisha, Edi Rama, apo Ilir Meta) pa pyetur se c’të këqija ju nga njerëzve që jetojnë aty, pa pyetur për shkatërrimet në mjedis, përfshi dhe në zonat mbrojtura, ku ndalohet me ligj ndërtimi i HECeve, pa u menduar sa kontribut do japin këto HECe në ekonominë Shqiptare sot dhe mbas 30 vjetësh .

E rëndësishme për politikanin është që partneri privat të jetë i kënaqur, madje që të mos ketë asnjë dyshim për kënaqësinë e privatit, politikani bëri dhe ligj që ja garanton privatit fitimin duke ja blerë energjinë e prodhuar shumë më shtrenjtë sec është në treg, duke i marrë këto para shtesë mbi cmimin e tregut nga xhepat e qytetarëve.

Ka dhe raste kur qytetari ka marr subvencione nga shteti për të zhvilluar bujqësinë dhe privati për kënaqësi të tij ja mbyt qytetarit tokën megjithë subvencionet e hedhura në të. Pyetjes se cfarë ka përfituar dhe po përfiton politikani nga ky partneritet pritet ti japi përgjigje vetëm Vetingu.

Spektakolar është Partneriteti Politikan Privat i presantuar me emrin “Teatri” në Tiranë. Politikani i jep Privatit gjithë tokën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, pjesë e kompleksit të sheshit Skënderbej dhe ca toka të tjera publike për reth ( për hir të së vërtetës , duke mos i dhënë edhe tokën ku ndodhet monumenti i Skederbeut).

Privati do prishi Teatrin Kombëtar 80 vjecar dhe do të ndërtoj një qendër multifunksionale me një kafe prej 500 m2 dhe ambjente të tjera si dhe me sallë teatri gjithashtu.

Në pjesën tjetër të tokës publike të marrë nga Politikani (në këtë rast politikani Edi Rama, madje me ligj me procedurë të përshpejtuar) në këmbim të qëndrës multifunksionale të ndërtuar prej tij, privati do të ndërtoj 6 kulla 20 katëshe.

Një bum kullash po ndërtohen nga privati nën digën e liqenit artificial (në partneriet, në këtë rast, me politikanin Lulzim Basha), edhe pse një padi e qartë ndodhet në Gjykatën e Lartë (copë -copë)se nën digë nuk mund të bëhen ndërtesa, pasi kjo është vendim i autoritetit të pakundërshtueshëm të Komietit të Digave.

Mirë që privatët e ndërtimit të kullave që do pasurohen, por a fitojnë dicka banorët e Tiranës? Privatët e ndërtimit të kullave bashkë me partnerët Politikanë nuk do banojnë në kullat që duan të ndërtojnë.

Ata gjinden e do gjinden larg qytetit të Tiranës apo në vend të huaj, për t’ju shmangur Tiranës së pabanueshme, që mund të konsiderohet edhe tash si e tillë me ndotjen e ajrit që ka, në kufijë e rrezikshmërisë për jetën, sipas OBSH-së, me temperaturat 3–5 gradë më të larta për shkak të betonit në cdo cep të saj, për shkak të mungesës së ujit të pishëm, për shkak të zhurmave të pashmanghshme dhe gjithë pasojave që sjell superngjeshja e Tiranës, por edhe prej prurjeve të reja në Tiranë, si rrjedhoj e të shpërngulurve prej zonave të largëta nga presioni i diktuar edhe nga vjedhja e lumenjve prej partneritetit politik privat të HECeve, por edhe si rrjedhoj e joshjes dëshpëruese drejt qytetit të pabanueshëm prej dritave të kullave.

E vetmja rrugë që Tirana mos të bëhet qytet i pabanueshëm me një Shqipëri të atrofizuar është që të shkatërrohet binomi Politikan-Privat. Dhe këtë e bën vetëm Populli. Këmbëngulja e Popullit e shprehur simbolikisht , por gjatë në kohë, tek sheshi i Teatrit tregon se populli është i vendosur ta zhbëj partneritetin e fëlliqur të binomit Politikan- Privat.