Paralajmërimi i fortë i shefit të OKB-së Guterres: Ne po hapim varret tona. Mjaft e trajtuat natyrën si tualet
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres përforcon reputacionin e tij si një nga avokatët më të zëshëm për veprime urgjente për uljen e emetimeve të gazrave serrë. Në konferencën e COP26 në Glasgow ai tha se “varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në greminë”.
“Ose e ndalojmë ose na ndalon. Dhe është koha për të thënë, mjaft. Mjaft vramë veten me karbon. Mjaft duke e trajtuar natyrën si një tualet. Mjaft duke djegur, shpuar dhe minuar rrugën tonë më thellë. Ne po gërmojmë varret tona”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.
Sipas tij është një “iluzion” të mendosh se lufta kundër ndryshimeve klimatike është fituar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kujtoi se raportet e fundit mbi klimën kanë treguar parashikimin e një rritjeje katastrofike prej 2.7 gradësh.
Publikuar më: 15:53 • 01 Nëntor 2021
marre nga A2CNN