Pa u anulluar konçesionet për inceneratoret plaga e vendit nga mbetjet veçse gangrenizohet.

Pa u anulluar konçesionet për inceneratoret plaga e vendit nga mbetjet veçse gangrenizohet.

Rama e dinte raportin tepër kritik për incenrator të Tiranës, që do botohej sot nga opozita dhe një ditë më parë postoi një video ku disa qytetarë i luteshin bashkeqytetarëve ti hidhinin mbetjet në kosh (

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/460968055732467)

Ky mesazh do të vlente 30 vjet më parë, ndërsa sot do kishte shumë kuptim, edhe pse i vonuar te dëgjonim mesazhin: “qytetarë lutem mbetjet e riciklueshme i hidhni në koshin e mbetjeve të riciklueshme”, që presupozon që mbetjet të ndahen në burim dhe të shkojnë për riciklim. Sigurisht duke i ricikluar mbetjet, si ne çdo vend tjeter europian, ku gati 50% e mbetjeve riciklohen vendi mund të pastrohet, pasi grumbullimi mbetjeve kalon ne kanalin e tregtimit për riciklim të mbetjeve, jo ne depozitim të tyre. Kështu industria e riciklimit kthehet në thithës të mbetjeve, duke kontribuar edhe në krijim të ardhurash për mijra të punësuar në industrinë e riciklimit.

Por me koncesionet e dhëna për inceneratorët kjo nuk ndodh. Riciklimi është i ndaluar. Kush shihet që mbledh mbetje për tu ricikluar ndëshkohet nga Bashkia, me sekuestrim mjeti, gjoba etj. Mbetjet në koshat me ngjyrë jeshile në qendër të Tiranës, të vendosura vite më parë për të mbledhur mbetjet e riciklueshme ngarkohen të bashkuara edhe me mbetjet e tjera shtëpiake dhe shkojnë në landfillin e Sharrës.

Nëse nuk anullohen konçesionet e inceneratorëve nuk ka riciklim edhe për  30 vjet, që është afati i koncesionit. Kjo se në kontratë është parashikuar që për 30 vjet mbetjet e Bashkisë duhet të shkojnë në Sharrë me 1 rrymë, dmth pa ndarje, të gjitha mbetjet të riciklueshme e të pariciklueshme së bashku.

Nëse një pjesë e mbetjeve shkon për riciklim, atëhere në Sharrë do shkojnë më pak mbetje, por në kontratë shkruhet se po të shkojnë më pak se 500 ton/ditë në ditë në Sharrë, diferencën e paguan Bashkia deri në vlerën e llogaritur për depozitim 500 ton/ditë. Kjo është një çmenduri tjetër, pra qytetarët nuk duhet të reduktojnë mbetjet, por të prodhojnë mbetje sa më shumë.

Kështu Qeveria ka kërkuar “burgim 30 vjet për riciklimin” Dhe vërtet e keni dëgjuar ndonjeherë këto 5 vitet e fundit Ramën, apo ndonjë qeveritar, apo kryetar Bashkie (me përjashtim të Voltana Ademit) të përmëndi fjalën riciklim mbetjesh? Vetëm grumbullim mbetjesh, madje me aksione kombëtare. Por të shohim cdo thotë gjykata e SPAK.