NUK E JAPIM VLORËN
“Nuk e japim Vlorën” është slogani i protestës në mëngjesin e 9 Shtatorit të qytetarëve të Vlorës e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.
Në kohët moderne ndodh shpesh që një territor lëshohet jo nga pushtimi ushtarak por nga pseudozhvillimi, ku shumëkombshet e naftës janë në avanguard të këtij lloj pushtimi. Rast tipik është pushtimi i hapsirës për 99 vjet i 18 hektar nga Petrolifera ne Gji të Vlorës, pushtim që po synon në fshehtësi të zgjerohet prej dhjetra hektar të tjera.
Gjoja për të ndihmuar për krizën energjitike nga Qeveria, duket me një ujdi paraprake dhe me shumë fshehtësi, po i jepet një kompanie nafte i gjithë Gjiri i Vlorës.
Janë 2 platforma mbi të cilën janë instaluar super gjeneratorë që do djegin 600 ton naftë të rëndë për të prodhuar 100 MWh energji elektrike, e barabartë me 5% të kapacitetit të instaluar në Shqipëri. Përveç një superndotje për gjithë Vlorën shqiptarët do duhen të paguajnë rreth 700 milion EUR për 2 vjet, para me të cilat mund te sigurohen nga energji e rinovueshme shumëfish i këtij kapaciteti dhe me një përdorim 30 vjecar. Bilanci është Vlora merr ndotjen dhe paguan milionat, kompania, apo konsorciumi merr fitimet marramëndëse. Por 2 vjecari i vujtjes është vetëm fillimi. Kompania e naftës do marri qindra e mijra miliona të tjera për 30 a më shumë vjet nga instalimet e veprave të tjera foisile TECe, terminale etj., në territorin tashmë të pushtuar pjesërisht, pushtim që do zgjerohet vit pas viti, duke gllabëruar të gjithë gjirin e Vlorës, e duke nxirë detin e qiellin, që do i nxijë dhe jetën banorëve të Vlorës.
Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës është një aleancë qytetare me një kontribut të jashtëzakonshëm në kundërshtimin e pushtimit të plotë të Gjirit të Vlorës nga manjatët botëror të naftës në fillim të viteve 2000, sidomos shmangja e e naftësjellësit AMBO, që do shkarkonte dhe ngarkonte 800,000 fuci naftë në ditë, ndërtimin e 3 TECeve etj. Sidoqoftë ata ja dolën të ngulin 2 gozhdë në Gji të Vlorës, Petroliferën dhe TECin e Vlorës, si parapushtim për të ardhur sot me “flotën” nga Bangladeshi, së cilës pritet ti bashkohen anije fosile-mbajtëse, ne vitet ne vazhdim, nga e gjithë Bota.
Kjo aleancë qytetare beson tek forca e komunitetit se mund t’ja dalë të zmbrapsi pushtuesit e Gjirit të Vlorës, edhe pse me fuqinë e tyre të akumuluar nga pushtime të tjera kudo në Botë ja kanë dalë deri tani të pushtojnë Qeverinë dhe mediat.
Beteja fillon sot.