Norvegjia po udhëheq botën në shitjen e makinave elektrike
Shitjet e makinave elektrike dhe hibride u rritën më shumë se gjysma e regjistrimeve të reja në Norvegji në 2017, një rekord i ndihmuar nga subvencionet bujare që cuan në kryesimin e vendit në procesin e zhvendosjes nga motorët me karburante fosile, kjo sipas të dhënave më të fundit.
Makinat e pastra elektrike dhe hibridet, të cilat kanë fuqi baterie dhe një motor nafte ose benzine, përbënin 52 për qind të shitjeve të makinave të reja vitin e kaluar në Norvegji kundrejt 40 për qind në vitin 2016, tha Federata e pavarur Norvegjeze e Rrugëve (OFV).
“Asnë vend tjetër nuk është kaq afër” përsa I përket pjesës kombëtare të makinave elektrike, tha shefi i OFV, Oeyvind Solberg Thorsen. “Për herë të parë kemi një pjesë të tregut të lëndëve djegëse fosile nën 50 përqind”. Norvegjia I përjashton makinat e reja elektrike nga pothuajse të gjitha taksat dhe përfitimet që mund të jenë me vlerë mijëra dollarë në vit përsa i përket parkimit të lirë ose të subvencionuar, rimbushjes dhe përdorimit të rrugëve me pagesë, trageteve dhe tuneleve.
Gjithashtu, Norvegjia prodhon pothuajse të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet, kështu që ndryshimi në makina elektrike ndihmon në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ndryshimet klimatike. Vitin e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha se Norvegjia ishte shumë më përpara vendeve të tjera si Hollanda, Suedia, Kina, Franca dhe Britania në shitjen e makinave elektrike.
Botuar nga Forumi Ekonomik Botëror me 12 January 2018.