Një rrezik i madh i kanoset Shqipërisë nga SHELL e korporatat simotra të industrisë fosile.

Një rrezik i madh i kanoset Shqipërisë nga SHELL e korporatat simotra të industrisë fosile.

Korporatat e mëdha të naftës janë në presion të madh ndërkombëtar, veçanërisht gjatë viteve pas Konferencës së Parisit në vitin 2015, ku u bënë angazhime të mëdha nga 196 shtete për të zvogluar impaktin negativ të ndryshimeve klimatike.

Konferenca e Parisit vendosi që emetimet duhet të reduktohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrijnë neto zero karbon ( gjendje në të cilën emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu balancohen nga heqjet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu gjatë një periudhe kohore të caktuar ) ne vitin 2050. Për të qëndruar nën 1,5 °C të ngrohjes globale, që shihet si pike kritike nga paneli i shkencetareve per klimën, emetimet duhet të reduktohen me afërsisht 50% deri në vitin 2030. Ky është një total i kontributeve të përcaktuara në nivel kombëtar të secilit vend, prej Konferencës, padyshim edhe nga Shqipëria, si firmëtare e marrëveshjes.

Presioni ndaj korporatave të naftës është në shumë drejtime, jo vetëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuar, por dhe nga komunitetet shkencore, politike, fetare, nga shoqëria civile, nga vetë popullsitë lokale. Ky presion i shtuar global është induktuar edhe në gjykata të vendeve të ndryshme, si edhe në gjykatat ndërkombëtare, ku SHELL e kompani, tashmë ndjejnë përballje gjithnjë e më të fortë.

Këto korporata si SHELL janë të detyruara të reduktojnë emetimet e karbonit për të arritur karbonin neutral në vitin 2050 dhe kanë filluar të investojnë në energjitë e rinovueshme, por nuk dëshirojnë të heqin dorë nga fitimet e mëdha prej nxjerrjes, perpunimit dhe djegjes se fosileve.

Për të vazhduar me fitimet marramëndese të tyre, vendet mikpritëse, si Shqipëria janë “gjire të sigurtë”.

Ja çfarë është bërë publike kohët e fundit për strehimin e degëve të këtyrë korporatave me kontrata apo memorandume bashkpunimi në Shqipëri:

Me kontrata;

SHELL,

ENI,

Excelerate Energy,

Renco,

TAP (Trans Adriatic pipeline)

Këtu nuk po përmendim kompaninë Petrolifera në Gji të Vlorës, që ka marrë territorin për 99 vjet e që kërkon ta zgjeroj territorin e depozitimit të naftës.

Me memorandume Bashkëpunimi;

Exxon,

Overgas

ENAGAS

IAP (gazsjellesi Adriatiko – Jonian)

Mund të ketë dhe ndonjë korporatë tjetër, në tokë a në det, që nuk është përmendur në media.

Sigurisht qytetarët tashmë e njohin Bankers (tashmë me pronar kinez), njohin edhe se sa shteti shqiptar ka fituar e fiton nga Bankers, që del me “humbje”, pa llogaritur ndotjen që ka pësuar mjedisi, si dhe dëmin e shëndetit të popullsisë përreth.

Është një frikë e madhe nga kjo ushtri pushtuese moderne.

Ja 2 prej tyre, SHELL dhe Excelerate.

SHELL morri lejen për të hyrë në Parkun Kombëtar të Zagorisë, e ka vënë piketat aty. Shell vuri piketat buzë Vjosës në Përmet. Mund të ketë piketuar edhe në vende të tjera.

Zona e studumit te SHELL ne Parkun Kombëtar Zagori e më gjërë.

Në vitin2019 pati një përballje dhe një peticion për të kundërshtuar ndërhyrjen e ShELL në Parkun Kombëtar të Zagorisë, prej Forumit te Trashëgimnisë Kulturore.

Forumi i Trashegimnise Kulturore për studimin e SHELL ne Parkun te Zagorise, 2019.

U krijua një grup qytetarësh të Përmetit dhe u reagua edhe me protesta kundër prezencës së SHELL në Vjosë në 2021.

SHELL u tërhoq përkohësisht nga këto zona, duket edhe pse në Hollandë ishte një vatër e nxehtë në këtë kohë, ku Gjykata kishte vendosur kundra SHELL, nga një ankimim i shtatë organizatave ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe ishte një tjetët process gjyqsor në Londër kundra SHELL. Një process i mundshem në Shqipëri do prishte njaft punë në këtë situatë.

Ambientalistët jashtë Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë në Londër duke protestuar kundër derdhjeve të naftës Shell. Fotografia: Vuk Valcic/Zuma/Shutterstock

Imagjinoni rastin që SHELL do çpoj e do nxjerrë naftë në Shpirag dhe në këto zona e tjera të piketuar prej tij. Kjo do jetë për të gjithë këto komunitete një shkatërrim i jetesës së tyre, të mbështetur në bujqësi e blegtori e kohët e fundit edhe në turism. Parku Kombëtar i Zagorisë, Parku Kombëtar i lumit Vjosa do mbeten vetëm në ëndër.

Por për të patur një ide më të qartë se çfarë e pret zonës nëse fillon shfrytëzimi i naftës lexuesi ta shoh në rastin e Nigerisë si më poshtë.

Excelerate Energy është tash ngulur në Vlorë me TECet lundruese. Kanë krijuar bashkë me kompaninë italiane Renco një konsorcium dhe sa e krijuan bënë një kontratë me KESH, pasi kishin fituar një tender, ku ishin të vetëm, pasi kompania tjetër nuk i kishte TECet lundrues, dhe qe te lidheshin me TECin e Vlorës (që si inceneratori I Elbsanit nuk punon, qysh pre 2009s). Tash ky konsorcium është I paditur, por ka një problem të vogël se nuk i gjëndet adresa e duhet pyetur në gjykatë, ku e ka zyrën. Janë thënë ca gjëra për TECet lundruese, por do flasi më shumë drejtësia tani.

Padia kundër TECeve lundruese në Gji të Vlorës, dorzuar Gusht 2023

Excelerate Energy ka nënshkruar memorandum për të ndërtuar një platformë gazi për rigazifikim të gazit të importuar, në sasi gjigande prej 5 miliard m3. Me pas gazi do lidhet me TAP, pastaj me gazjellsin, që do ndërtohet Adriatiko – Jonian e do furnizohet Ballkani edhe nëpërmjet korporatave të tjera të listuara më sipër. Më pas do ndërtohën TECe me gaz në Vlorë, në Fier, në Roskovec, do bëhet gazifikimi i Korcës.

Korporatat e naftës bashkë

Korporata italiane ENI po bëhet gati të cpoj për naftë, si fillim në Papër.

Qeveria e Azerbajxhanit është future në lojë, tash me takime në rangje më të larta. Pritet të prezantoj një studim për gazifikimin e Korcës në fund të vitit. Edhe qeveria Maqedonisë së Veriut ka bërë takime të nivelit politik për naftë e gaz.

E duke numëruar gjithë këto kontrata e plane për naftë e gaz si më sipër, duke shtuar dhe “mrekullinë” e Shpiragut prej SHELL mbetet ti referohemi inteligjences artificiale, nëpërmjet Chat GPT të na japë një panoramë se si do jetë Shqipëria në vitin 2030. Ndërkohë të vjen në mëndje shprehja e thënë publike e kryeministrit Rama: “We do not have gas, we do not need gas..” (Ne nuk kemi gaz, ne nuk kemi nevoj për gaz). Por nëse fut si informacion edhe këtë shprehje të Ramës dhe kërkon një raport ka për të ndodhur që Inteligjenca Artificiale të shënoj një rast dështimi spektakolar.

Katastrofa mjedisore e SHELL në Nigeri

​ Nigeria është tani prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë dhe Shell vazhdon të korrë fitime të pashembullta financiare, duke sjellë mbi 30 miliardë dollarë fitim në 2022. "Të gjitha paratë që kanë bërë që atëherë e deri më tani janë paratë e gjakut," tha Okpabi, mbreti i Ogale, komunitet rural në Nigeri. "Dhe ne po shkojmë nga gjykata në gjykatë."

UJI në Ogale është aq toksik dhe i ndotur me naftë, saqë del në ngjyrë kafe dhe erë squfuri. Fëmijët dhe familjet sëmuren vetëm duke u përpjekur të lahen ose të qëndrojnë të hidratuar. Në Bille, një komunitet peshkimi me rreth 45 ishuj të rrethuar tërësisht nga uji, nuk ka mbetur asnjë peshk. Uji me vaj depërton në shtëpitë e njerëzve dhe, pa një burim të ardhurash, paratë janë të pakta.

Situata është përkeqësuar me 55 derdhje nafte në 12 vitet e fundit. Amnesty International e quajti rajonin e Deltës së Nigerit "një nga vendet më të ndotura në Planet"

Ndotja nga nafta ne rajonin Delta Niger te Nigerise, 2019

Shell ka lëvizur drejt largimit nga rajoni. Në vitin 2021, kompania njoftoi planin e saj për të lënë deltën e Nigerit dhe për të shitur fushat e saj të naftës në breg - duke lënë pas katastrofën mjedisore dhe çdo ndjenjë detyrimi.

Megjithatë, qershorin e kaluar, Shell u detyrua të pezullonte shitjet, duke respektuar një vendim të Gjykatës së Lartë Nigeriane që thoshte se duhej të priste për rezultatin e një apeli mbi një derdhje nafte të vitit 2019, të paraqitur në gjykatën nigeriane, e cila deklaroi se kompania duhej të paguante Komunitetet e Deltës së Nigerit janë gati 2 miliardë dollarë në kompensim.

Më 27 janar, mbi 11,300 banorë nga Ogale - e cila ka një popullsi prej rreth 40,000 - dhe 17 organizata lokale, duke përfshirë kishat dhe shkollat, paraqitën kërkesa individuale në Gjykatën e Lartë në Londër kundër Shell.

Gjyqi në Gjykatën e Lartë në Londër pritet të zhvillohet në vitin 2024. (https://theintercept.com/2023/02/01/shell-oil-niger-delta-nigeria-lawsuit/)

Është e pakuptimtë të pritet 30 a më shumë vjet që të shohim si rrit fitimet SHELL, duke bërë komunitete të gjëra në Shqipëri si në Nigeri. Duhet ngritur zëri tani, “SHELL OUT”, sa pa filluar akoma nxjerrja e naftës, se me pas do të jetë shumë vonë.  “OUT” duhet thënë të gjitha këtyre korporatave të naftës, që i vinë vërdalle Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të bëj hapa pas. Kjo do ishte fatale.

Shqipëria duhet të hedh poshtë çdo investim lidhur me burimet fosile. Këtë e kërkon koha. Këtë e kërkon një e ardhme e sigurtë e vendit.