Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Mbretërinë e Bashkuar
Rregjistrohet katër herë më e lartë ndotja e ajrit në Mbretërinë e Bashkuar, ndotja toksike dhe dioksidi i azotit rreth porteve kryesore dhe rrugëve është katër herë më e lartë se ato të regjistruara më parë, sipas një raporti të bërë nga qeveria britanike. Ndësra nivelet e dioksidit të squfurit, një tjetër ndotës i dëmshëm janë tri herë më të larta.
Ekspertët thonë se ndotësit kryesor të ajrit janë anijet, të cilat janë përqëndruar rreth porteve më të mëdha dhe kryesore të qyteteve si Southampton, Grimsby dhe Liverpool, ky është një shqetësim për shëndetin e popullsisë u shprehën ata.
Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotësve si oksidet e azotit dhe oksidit të squfurit mund të kontribuojnë në një sërë problemesh shëndetësore. Qeveria po merr masa të repta dhe veprimeligjore për të frenuar nivelin e ndotjes së ajrit.
Megjithatë, përpjekja kryesore rreth ndotësve toksikë është përqendruar kryesisht tek automjetet rrugore, dhe është bërë pak përpjekje për të adresuar ndotjen që vjen nga anijet që kalojnë nëpër ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
Botuar nga Shqiptarja.com me 05 February 2018.