Nëse nuk ka përgjegjës për TECin e Vlorës pse duhet të ketë përgjegjës për inceneratorët?

Nëse nuk ka përgjegjës për TECin e Vlorës pse duhet të ketë përgjegjës për inceneratorët?

Deri tani rasti me spektakolar i vjedhjes së shqiptarëve dhe talljes së tyre është TECi i Vlorës, që duket se do zevendësohet me rastin e inceneratorëve. Vjedhja është e kuptueshme se janë vepra për të cilat taksapaguesit kanë paguar deri tani mbi 200 milion EURO dhe nuk punojnë. Tallja është se megjithëse TECi i Vlorës është sipas kontratës TEC me cikël të kombinuar, pra me teknologji që punon edhe me naftë edhe me gaz, Qeveria thotë se do shpenzoj miliona të tjera ta kthej me gaz. Ndërsa me inceneratorët në projekt është që do prodhojnë energji elektrike dhe vetëm sa groposin mbetje, kurse kryeministri thotë se jam krenar që “veprat janë atje” dhe vjedhja do vazhdoj edhe 30 vjet të tjera të parashikuar në kontratat me siinceneratorët.

A është përgjigjur dikush për vjedhjen e shqiptarëve me TECin e Vlorës? A është hetuar për këtë vjedhje, vjedhje që vazhdon, pasi me ato paga që vazhdojnë paguhen dhe me atë territor turistik të rrrethuar nga TECi do ishte e mundur të gjeneroheshin të ardhura të mëdha nga aktivitete turistike?

Është skandaloze se Banka Botrore që paguhet me vlerën e plotë për kredinë dhënë shtetit shqiptar për TECin e Vlorës, nëpërmjet njësisë së saj të pavarur që investigon korrupsionin ka botuar në Mars të vitit 2018 raportin e saj investigativ lidhur me projektin e TECit të Vlorës, ndërsa në Shqipëri nuk është bërë as hetimi më i vogël.

( http://documents.worldbank.org/curated/en/255391520630989687/pdf/123708-repl-Albania-PSRRP-PSGRP-Redacted-Report-FINAL.pdf?fbclid=IwAR2mxIzAze4atERHrNdiI9gBenwOU-t3ki-VqB7hRdSLteOqn0RTGOqt8rE ).

Raporti gjen si shkelje Kompaninë A e cila e ka financuar fshehurazi kompaninë B në këmbim të shërbimeve konsulente për fitimin e tenderit. Banka Botrore ka vendosur sanksione për Kompaninë A.

Kompania konsulente për TECin e Vlorës ka qenë kompania zvicerane Colenco, pranë KESH dhe e kontraktuar nga KESH. A është pyetur Andis Harasani, ish drejtues i KESH për këtë investigim të Bankës Botrore, edhe pse ai është prej vitesh i larguar nga Shqipëria?

Paneli i Inspektimit të Bankës Botrore konfirmon se ka pasur shkelje qysh në përcaktimin e vendit në gjirin turistik të Vlorës dhe pranë Parkut Kombëtar të Nartës. Edhe Komiteti i Përputhshmërisë i Konventës së Aahrusit ka raportuar papërputhshmërinë me Konventën e Aahrus-it. Me shumë të drejtë cdo qytetar do të pyeste; a ka përgjegjës për TECin e Vlorës?

TECi i Vlorës është sivëlla me siinceneratorët

Nëse nuk ka përgjegjës për TECin e Vlorës pse duhet të ketë përgjegjës për siinceneratorët?