Në Valbonë po ndërtohet HEC pa leje
Sot në seancën gjyqsore lidhur me padinë e banorëve dhe shoqatës “Toka” në Tropojë për ndalimin e ndërtimit të 2 HECeve në lumin e Valbonës u konfirmua nga vetë përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) se Kompania koncesionare Gener 2 nuk ka leje për të kryer punime. Leja e tyre ka mbaruar në muajin Maj 2017 dhe nuk është rinovuar nga KKT.