Në Prrenjas kalon projekt-vendimi për mbetjet.

Në Prrenjas kalon projekt-vendimi për mbetjet.

Prej më se një viti Bashkia e Prrenjasit ishte futur në një ngërç për largimin e mbetjeve urbane, për pastrimin e territorit të saj. Projekt vendimi bllokohej në këshillin bashkiak, ndërkohë që edhe në Prefekturë nuk firmosej ky projekt vendim. Më së fundmi me dakordsinë e shumicës së këshilltarëve kalon ky projekt vendim.

Kryebashkiakja Miranda Rira, e cila ndjek dhe monitoron nga afër problemet e mjedisit në këtë bashki thotë për Egnatian se: “Këshilltarët socialistë prej tetë muajsh bllokonin projekt vendimin dhe kalimin e projektit për kalimin e tenderit të pastrimit, duke bllokuar gjithçka,po kështu edhe Prefektura e Elbasanit nuk kalonte këtë projekt ligj. Mbeturinat u bënë gangrena kryesore e një qyteti me 10 mijë banorë.

Megjithëse një nga këshilltarët thotë se ata janë pro mjedisit, por ka patur paqartësi në projekt dhe se tenderi duhej të ishte për tre vjet dhe jo për pesë vjet siç e kërkonte bashkia.

Ndërkohë rezultati i votimit të projekt vendimit i cili kaloi: me 11 vota pro (LSI, PR, PD, BLD, etj) dhe 3 vota kundër (PS)

Në çdo mbledhje të këshillit bashkiak është diskutuar dhe trajtuar problematika e mbeturinave por ndasitë politike krijuan një mal me probleme.

Sipas kryetarit të Egnatia-s Agim Blloshmi: “Që nga zgjedhjet e 2015, ne ndjekim zhvillimet në të dyja bashkitë Librazhd dhe Prrenjas, për premtimet mjedisore të kandidatëve fitues. Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe pjesëmarrjet në mbledhjet e takimet e Këshillit Bashkiak. Madje duhet të theksojmë dhe takimet e bëra në këtë bashki ku janë diskutuar problemet e mbetjeve urbane, pyjeve, lumenjve dhe Parkut Kombëtar dhe të bashkëpunimeve të mëtejshme.” Kjo është mundësuar nga REC Shqipëri, në kuadër të Programit SENIOR-II, me financim të Ambasadës Suedeze.

Egnatia, përmes REC Shqipëri do të vazhdojë dhe ndjek çdo pjesë të problemeve mjedisore, si në Prrenjas ashtu edhe ne Librazhd. Probleme janë dhe vend grumbullimet ne Librazhd, ku reshjet i dërgojnë në Lumin Shkumbin, lokalet që hedhin mbetjet në shtretërit e lumenjve.

Botuar nga Ecimalbania me 26 February 2018.