Ndryshimet klimatike, Kalifornia prin "revoltën" vendore
Guvernatorët e shteteve dhe kryebashkiakë të ndryshëm në SHBA nxituan që të mbërthejnë mantelin e lidershipit amerikan në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi presidenti Donald Trump nxori SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit. Zyrtarë të shumtë vendorë thanë se mund t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se SHBA mbetet e angazhuar në reduktimin e gazeve serë, të cilët shkencëtarët fajësojnë për ngrohjen globale. Kalifornia udhëheq këtë lëvizje, sidomos pas lajmërimit të përpjekjeve për të siguruar 100% të elektricitetit nga burime të rinovueshme.
“Kur Trump del nga rruga, Kalifornia vazhdon me grupin. Dhe të vazhdosh me grupin do të thotë të përballesh me ndryshimet klimaterike. Duke e bërë këtë me Kinën dhe më pas me Europën, do të bëjmë shumë punë”, u shpreh Guvernatori i Kalifornisë.
Botuar nga Top Channel me 05 June 2017.