Ndjeshmëri mjedisore!

Ndjeshmëri mjedisore!

Për shumë vetë mjedisi, është thjesht një fjalë. Asgjë më shumë.

Kontakti me natyrën ka humbur për kaq shumë njerëz dhe kjo vjen nga përndjekja masive e jetës në metropol.

Tërheqja e ekonomisë ka verbuar një pjesë të madhe të njerzimit kundrejt asaj çfarë ka vërtet rëndësi. Jetës.

Jeta buron nga natyra dhe natyra është pjesë e jetës.

Stërgjyshërit tanë nuk kishin nevojë për fjalë për tu bindur, për ata kjo ishte eksperiencë jetësore.

Kur fëmijët rriten mes betonit, ndjeshmëria e tyre mjedisore është natyrisht e ulët ose jo-ekzistuese.

Alternativa për to, fatkeqësisht nuk ekziston.

Një fëmijë sot, lindur dhe rritur në Tiranë, nuk është larë një herë në lum, nuk është zhgërryer njëherë në baltë dhe nuk ka parë nga afër as edhe një pulë.

Mjedisi është pjesë e jetës, por jeta jonë është bërë beton dhe para.

Është përgjegjësia jonë, e çdokujt që lexon këtë shkrim, që të bëjë pjesën e vetë për të rritur ndjeshmërinë mjedisore tek vetvetja së pari dhe tek njerëzit përreth së dyti.

Kontakti me natyrën sot nuk është më thjesht argëtim, është domosdoshmëri.