Ndjeshmëri e kufizuar!

Ndjeshmëri e kufizuar!

Në çdo kohë, ka mijëra kauza dhe çështje të rëndësishme që i përkasin jo vetëm shoqërisë dhe shtetit tonë, por të gjithë botës.

Problemi thelbësor me shumicen e tyre, është që shpesh janë të padukshme.

Vetëm pak momente më parë u paraqita me një statistikë lidhur me njërin prej lumenjve Shqiptar.

Lumi Ishëm është lumi më i ndotur i Europës dhe fatkeqësisht ai derdhet në detin Adriatik së bashku me mbi 700,000 KG mbetjesh plastike.

Ky është vetëm një ndër mijëra raste të tjera, mjedisore dhe jo vetëm, të cilat kanë nevojë për vëmendje dhe angazhim të shumë njerëzve.

Nëse dhe 1% e individëve, të cilët po e lexojnë këtë artikull do mund të bënin diçka, ai veprim do zgjerohej në një veprim më të gjërë.

Në vetë fjalët e Margaret Mead…

“Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh të përkushtuar mund të ndryshojnë botën; në të vërtetë, është e vetmja gjë që ka ndodhur gjithmonë.”

Ashtu si kauza e mësipërme, rruga për një pafundësi kauzash të tjera mbetet e hapur për disa individë të tillë.

E vetmja gjë që duhet, është vëmendja për të parë.