Ndërtuesi pranon që incineratori i Tiranës nuk do të prodhojë energji

Ndërtuesi pranon që incineratori i Tiranës nuk do të prodhojë energji

Ndërtuesi i inceneratorit të Tiranës, Dr. William Epis nga kompania Paul Wurth, pjesë e skemës së inceneratorëve në Shqipëri, gjatë konferencës WASTE-TO-ENERGY në Vienë në 15.10.2019, ka konfirmuar që incineratori në Tiranë nuk do te prodhojë energji te pakten për 7 vitet e para (video 1, minuta 0:43). Në video Z. Epis pranon që dihet se cfarë do te futet brenda në incinerator edhe që asgje nuk do te dalë jashta, pra nuk ka prodhim energjie. Bazuar në direktivat e BE-së ndërtimin i incineratorit në Tiranë perbën hallkën e fundit të menaxhimit të mbetejve (Disposal), (fig. 1).

Figura 1. Hierarkia e meanxhimit te mbetjeve

Burimi : Komisioni Evropian, 2019

Kjo është edhe arsyeja pse BE-ja në dy raportet e fundit (2018, 2019) për Shqiperinë ka shkruar që ndertimi i incineratorve paraqet shqetësime përsa i përket pajtueshmërisë me Direktivat e BE-së per mbetjet, ku djegja sipas hierarkisë së mbetjeve është zgjidhja më pak e preferuar për menaxhimin e mbetjeve.

Inxhinier Lulzim Baumann pyet z. Epis se përse është vendosur të ndertohet një incinerator i tretë në Shqiperi ai në Tiranë duket ditur që ne jemi një popull shumë i vogel? Përse të ndërtohet edhe një incinerator i trete kur në të njëjtën kohë është kritikuar si zgjidhje jo e përshtatshme edhe nga vetë BE-ja?

Pergjigja nga Z. Epis: E di qe ka qenë nje debat i tillë në Shqiperi, por ishte një studim fizibiliteti ku ne konsideruam sasinë e mbetejve edhe në kete mënyrë vendosëm per të ndertuar një incinerator te tretë. Incineratori ka 4 linja punimi ku për tre linjat e para mjaftojnë sasia e mbetejve qe prodhohet sot në Tirane, linja e katert pritet qe te futet në punë mbas 7 vitesh (video 2).

Nga ana teknike Z. Epis pergjigjet saktesisht por argumentet se perse duhet të ndertohet nje incenerator i tretë në Shqiperi, kur një jo funksional është ndërtuar në Elbasan dhe një i dytë jo funksional po ndërtohet në Fier janë pa vend. Z. Epis pretendon që pas 7 vitesh do të vendoset në punë linja e katërt sepse do të ketë më shumë mbetje, duke injoruar faktin që për 7 vite një përqindje në rritje e mbetjeve detyrimisht do duhet të riciklohet e jo të digjet. Ndertimi i incineratoreve në Shqiperi rrezikon pajtueshmerinë e Shqiperisë me standarte e BE-së për menaxhimin e mbetjeve. Nderkohë shpenzohen 122 milion euro të tjera për inceneratorin e Tiranës, krahas 50 milion Euro shpenzuar në koncesionet jo funksionale të inceneratorëve në Elbasan e Fier pa asnjë plan se si do të permisohet riciklimi apo si do të behet grumbullimi i ndarë i mbetjve.

Lulzim Baumann gjate prezantimit te tij në konferencen „Waste to Energy“ në Vienë shpjegoi qartë problemet e menaxhimit të mbetejve në Shqipëri edhe sa larg është Shqipëri për të përmbushur diretivat e BE-së. Në të njëjten kohë shpjegoi që incineratori i Tiranës me kapacitetin e tij planifikon që të djegë deri në 100% të mbetjeve të prodhuar në qarkun e Tiranës.

Shqiperia është një vend me të ardhura të mesme edhe rreth gjysma e mbetejve të prodhuara janë organike (fig.2).

Në Tiranë, si dhe në dy qytetet e tjera Elbasan edhe Fier ku janë ndërtuar incineratoret nuk ka ndarje të mbetjeve organike. Mbetjet organike kanë permbajtje shumë të lartë lagështie edhe nëse duam ti djegim do të duhet shumë energji per ti tharë ato. Në Europe askush nuk djeg mbetje organike por ato pordoren për të prodhuar bio-gas ose nepermjet kompostimit prodhojnë humus. Nëse biem dakort qe të ndërtojme incinerator si në Europe duhet edhe të bime dakort që ti përdorim ato si në Europë duke eleminuar djegien e mbetjeve organike dhe mbetjeve të rrezikshme që nuk duhet të digjen në incineratorë.

Mendoni që po të digjen mbetjet që kanë deri me 50% përmbajtje organike do të prodhohet energji në Shqiperi? Për të ju pergjigjur kesaj pyetje na vjen në ndihmë formula e cila është sugjeruar nga Instituti Federal i Teknologjisë Zvicerane në Lozanë, e cila është:

LCV (kcal/kg) = 40(a+b+c+d) + 90e — 46W.

a = letër, b= tekstile, c= dru edhe gjethe, d= mbetje ushqimore, e= plastikë edhe gomë, w= ujë (40–60%)

Duhet që vlera nga formula të jetë 1.500–1.650 kcal/kg që incinerator të prodhojë energji nga djegia e mbetjeve. Le të bëjme llogarinë per rastin e Shqiperise:

LCV (kcal/kg) = 40(7.87+5.84+ 50) + 90 x 10–46x60= 688,4 kcal/kg është vlera për Shqiperinë (të dhenat e perdoruar në formulë janë marrë nga figura 2). E njëjta formulë vlen edhe për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit. Formula konfirmon qartë që mbetjet e dërguar në incinerator nuk e kanë fuqinë e duhur kalorifike për të prodhuar energji madje as per te realizuar vet-djegien por kanë nevoje për energji shtesë krijuar nga nafta për të bërë paraprakisht tharjen e tyre. Nëse heqim mbetjet si plastika edhe letra që duhen te riciklohen sipas edhe kerkesave te BE-së, në fund nuk ngelet asgje tjeter përvecse mbetjet organike per tu djegur. Unë nuk mendoj që djegia e nje qeseje me lekura domatesh edhe portokallesh do të prodhojë energji. Në këtë rast një zgjidhje më shumë e përshtatshme do të ishte investimin në impiante biogazi ose impiante për përpunimin mekaniko-biologjik.

Në 2019 rreth 50 % e mbetjve te prodhuara në Shqiperi ishin organike (Figura 2).

Figura 2: Përberja e mbetjeve bashkiake në Shqiperi (në %)

Burimi: qendra EDEN, 2019

Prezantimi i plote nga Lulzim Baumann për situaten e mbetjeve në Shqiperi eshte në linkun e mëposhtem:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=176867253449013&set=pcb.176867803448958&type=3&theater

Ndertimi i incineratorit në Tiranë është një investim i gabuar i cili po përdor miliona euro të taksapaguesve Shqiptarë.

Video 1:

https://www.youtube.com/watch?v=NE3RNNB0YHU&fbclid=IwAR3Y8AsqU4FdoIRWkJV6NfCiqm9b8TuaQJSzAc6P6GumoLGK5FrkAEKKf3Y

Video 2 :

https://www.youtube.com/watch?v=OzlmfY5DHXg&fbclid=IwAR0nnhFQ4QSjumUI0NF11aiaMwEIShy-UZE4wSSG8Dw2WOxpP5HH6heq_e4

Lulzim Baumann, 16.04.2020