Ndërtimi i HEC-ve në Librazhd po u heq banorëve ato burime që i mbajnë gjallë ndërsa po shkatërron ekosistemin e parkut Shebenik-Jabllanicë

Ndërtimi i HEC-ve në Librazhd po u heq banorëve ato burime që i mbajnë gjallë ndërsa po shkatërron ekosistemin e parkut Shebenik-Jabllanicë

Banorët në rrethinat e Librazhdit në 3 vitet e fundit po vuajnë pasojat e ndërtimit të Hidrocentraleve në rrjedhën e lumit që kalon pranë fshatrave të tyre.
Aktualisht sipas institucioneve vendore dhe qytetarëve në zonën në hyrje të parkut janë ndërtuar 4 HEC-e që janë në gjendje pune ndërsa 5 HEC-e të tjerë janë në ndërtim e sipër dhe kanë hapur skarpatet. HEC-et që janë në hyrje të zonës së mbrojtur Rapuni 1 dhe 2 që prekin Parkun Shebenik-Jabllanicë por edhe parkun e Kuturmanit kanë tharë një degë të lumit Shkumbin ndërsa po shkatërrojnë ekosistemin sipas ekspertëve. Banorët shprehen se nuk do lejojnë ndërtimin e HEC-eve të tjera të projektuara pasi kjo gjë mund t’i rrezikojë ata duke i lënë pa burimin e jetesës, ujin!
Për më tepër ndiqni videon ne linkun me poshte.

Arlis Alikaj, Antonio Çakshiri

http://www.qualityjournalism.com.al/2019/05/07/ndertimi-i-hidrocentraleve-ne-librazhd-po-u-heq-banoreve-ato-burime-qe-i-mbajne-gjalle-ndersa-po-shkaterron-ekosistemin-e-parkut-te-shebenik-jabllanices/