Na duhet një aeroport në Durrës, jo në Kukës dhe Vlorë

Na duhet një aeroport në Durrës, jo në Kukës dhe Vlorë

Aeroporti i Kukësit prej kohësh nuk ka më fluturime dhe vjet doli me humbje 1.5 milionë euro.

Ishte e pritshme të ndodhte, ku Kukësi dhe zona e tij nuk është destination turistik dhe do minimumi dy orë më makinë të afrohesh në Tiranë, për ata që vijnë në Shqipëri për punë.

Fatin e tij mesa duket do ta ndjekë dhe Aeroporti i Vlorës ku të gjithë jemi koshient që veç 3 muajve të verës, askush nuk e merr mundimin të shkojë më andej.

Dikush që do doje të vijë në Tiranë prapë do i duhen 2 ore me makinë nga Vlora, njëlloj si Kukësi.

Edhe sikur gjithshka të eci mirë, një aeroport nuk mbahet dot për 3 muaj punë.

Mbase nuk kuptohet dhe aq mirë rëndësia ekonomike e zonës Tiranë- Durrës dhe fluksi i njerëzve aty përgjatë gjithë vitit.

Durrësi është nyje strategjike. Përveç turizmit masiv që ka në një vijë bregdetare të gjatë lidhet me transportin detar nga perëndimi, me veriun, jugun dhe lindjen në rrugë tokësore, në qendër të Shqipërisë dhe shumë pranë me Tiranën, pak a shumë aq sa Rinasi.

Një aeroport aty do kishte punë gjatë gjithë vitit pa asnjë problem. Në fakt shumë kryeqytete në botë që janë trafik të lartë ajror kanë dy aeroporte pranë tyre dhe një në Durrës do përputhej me këtë ide për Tiranën.

Nëse Aeroporti i Tiranës nuk i përballon dot më fluturimet, një Aeroport tjetër do ishte shume e logjikshme, për shumë arsye të ishte ne Durrës, sesa në Kukës apo në Vlorë.

Por qeveria betonon tokë në Kukës, prish Park natyror kombëtar, zonë të mbrojtur ekologjike në Vlorë, dhe tokën publike në Durrës ia fal KF Dinamo City.

Nuk e di të qeshësh a të qash. (Endri Tafani)