Muzikantët bashkojnë zërin kundër HEC-eve në Vjosë (Foto)
Muzikantët shqiptarë i kënduan të martën natyrës së Shqipërisë, ndërsa ngritën zërin kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe parkun kombëtar të Valbonës dhe i bënë thirrje qeverisë ta ruajë mjedisin.
Një grup muzikantësh shqiptarë i kënduan të martën bukurive të Shqipërisë ndërsa i bënë thirrje qeverisë të mos i shkatërrojë lumenjtë e vendit përmes planeve jo të qëndrueshme të energjisë, siç janë hidrocentralet.
Këngëtarë dhe instrumentistë nga Shqipëria dhe Kosova, mbajtën për të dytin vit radhazi një koncert proteste, ku i dhanë gjithashtu shpresë qytetarëve se të bashkuar mund të luftojnë për mbrojtjen e peizazheve të mrekullueshme shqiptare si Vjosa dhe Valbona.