Mos e digjni plehun se do i vijë era!

Mos e digjni plehun se do i vijë era!

Mos e digjni plehun se do i vijë era!
- thërriste njëri dikur.

Erdhi dhe kjo kohë kur era e plehut filloi t'i duket shumekujt si parfum. Sot, sa më lart qe te puthesh neper zyrat e shtetit, e sa me thellë të hysh në xhepat e biznesit, aq me e dashtun dhe e mire i duket dikujt kjo erë (arome).

Ai “njëri” qe therriste dikur, na doli sot budalla pa shije, akoma me te vjetren, antizhvillim dhe anti ekonomi, thjesht nje “popull hesapi”. Ju versulen te gjithe te shkretit me kryeminister, me deputet, me te forte dhe polici.

Sot lexova se kishte angazhim edhe te profesoriatit te mjedisit e agro-mjedisit per t'i mbushur mendjen ketij “pupull hesapi” qe djegia e plehrave nuk leshon ere por jep mundesine e nje asgjesimi te sigurt te tyre.

Plehrat jane te pashmangeshme, kete e dime te gjithe, por i afte eshte ai vend qe i prodhon pa tepri, ai qe u gjen vendin e duhur (grumbullon ne nje qoshe), ai qe arrin t'i riperdore ne sherbim te prodhimit te dickaje (riciklim) dhe ne fund ato pak qe mbeten t'i djege e te ngrohet por pa iu ardhur era.

Vendet e zhvilluara pikerisht ne kete skeme po investojne.

Sot ne Europe investohet shume, me pune te paguar dhe vullnetare, per ndergjegjesimin dhe edukimin e shoqerise kunder teprise ne prodhimin e mbjetjeve. Nderkohe eshte e percaktuar me ligje dhe investohet me shume kujdes ne menyren e grumbullimit te tyre, proces ku angazhohen te gjithe me dhe pa pagese.

Eshte bere e detyrueshme ndarja e mbeturinave brenda familjes apo biznesit qe i prodhon, por dhe ne vendet e grumbullimit, nga firmat e pastrimit qe i menaxhojne. Ndarja siguron sasi te medha materialesh qe mund te riperdoren si plastika, letra, xhami, metali.. etj. Ketu fillon puna e industrise se riciklimit (riperdorimit).

Kursehen keshtu disa lende per te cilat cdo vend ka sot vertet nevoje dhe qe po behen gjithnje e me te shtrenjta ne tregjet nderkombetare.

Pra, djegia e mbeturinave eshte nje zgjidhje e keqe dhe nje zgjidhje qe mbetet dhe aplikohet vetem per procesin e fundit, per ato pak mbeturina (ndoshta te tentojme per jo me shume se 20% e totalit) qe mbesin nga industria e riciklimit.

Tani, problem i ketij 20%-shi qe mbetet eshte qe mos t'i vije era. Ne fakt djegia e plehrave cliron substanca problematike ne ajer sic jane: gazet acide, diokside, furane, metale te renda, pluhur dhe elemente te tjera helmuese dhe shume te demshme per shendetin e njeriut.

Kam degjuar per ankesat e shumta e te perditeshme te qytetareve te Elbasanit. Kam pare edhe shifrat e frikshme te ndotjes se ajrit ne Tirane, shifra qe behen akoma me te frikshme ne oraret e nates kur ndezen furrat e fillon djegia.

Qe te djegim kete pak sasi qe na mbetet nga riciklimi na duhen filtra, madje filtra shume te mira. Filtrat japin garanci qe te mos na demtohet toka se bashku me shendetin e njerezve, kafsheve, shpendeve e miliarda insekteve e gjallesave qe ne nuk arrijme as ti shohim por qe jane teper te rendesishme per jeten tone.

Pluhri i filtrave merret pastaj me shume kujdes dhe depozitohet ne vende shume mire te izoluara, larg ujit, tokes, dhe ajrit (bunkere speciale betoni me shtresa te ndryshme ajrimi e dekompozimi).

Filtrimi dhe depozitimi i ketyre pluherave dhe elementeve helmues, eshte nje proces shume i kushtueshem dhe qe kerkon perditshmeri. Matesit e ndotjes ne oxhaqe duhet te japin shifrat e ndotjes ne kohe reale (cdo 15 min) dhe duhet te jene te dukshme per publikun permes faqeve te internetit te bashkive ku ndodhen dhe kompanive qe i operojne.

Por kompanit/bizneset tentojne qe t'i kursejne parate kur vjen puna te filtrat dhe procesit te djegies mund t'ia ndjejme shpejt eren. Cimentoja mund te mos jete e cilesise dhe bunkeri mund te shpohet duke ndotur ujin nentokesore apo ajrin.

Planifikimi nuk eshte i mire sa duhet dhe na duhen me teper para e kosto shtese. Kur t'i mbarojme si investime ndoshta nuk do kemi as plehra mjaftueshem dhe do na duhet te lidhemi me vendet fqinje per t'i mbajtur te ndezura.

Shqiperia duhet te investoje ne te gjitha proceset e pershkruara me lart, duke filluar me edukatore te mire e te pergjegjshem ne shkolla e universitete (mbi drejtimet qe trajtojne problemet e mjedisit dhe menaxhimit mbetjeve), me programe ndergjesimi qe mobilizojne shoqerine, me menyra efikase dhe infrastrukture te pershtateshme grumbullimi dhe teknologji bashkekohore te riciklimit te mbetjeve.

Një shkrim nga Mark Rupa

Nje shoqeri e edukuar mire lufton dhe investon per ruajtjen e pasurive natyrore, per cilesine e ajrit dhe mjedisit qe e rrethon!