Qytetarët këtë fillim jave organizuan një konferencë, në të cilën paraqitën një alternativë të menaxhimit të mbetjeve pa djegës plehrash, ku refereuan edhe 7 ekspertë të huaj, nga Gjermania dhe Italia me eksperiencë të gjatë në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Qysh në fillim të konferencës u pohua se konferenca synon të hapet debati për cështjen e djegësit të plehrave, si një cështje e një rëndësie të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vëndit.
Në vend të hapjes së debatit sot Rama tentoi ta mbyll debatin. Në fakt tentoi ta mbaj të mbyllur se asnjëherë nuk është hapur, përkundrazi është ndjekur një strategji mbyllje e cuditshme. Ka vetëm një hapje pompoze 1 vit më parë me gjoja fillimin e punës së djegësit të Elbasanit.
Ah, po ka dalë pak javë më parë z. Gjiknuri, jo për debat, jo, por të paktën dha publikish lajmin se incineratori i Elbasanit bën sikur punon, pasi sipas tij punon me 50% të kapacitetit. Meqënëse jemi këtu tek ky i Elbasanit, a ka informacion z. Rama sa energji ka hedhur në rrjet incineratori i Elbasanit?
A mos vallë më shumë ka marrë energji nga rrjeti se sa ka dhënë? Publiku nuk e di se qënka një marrveshje “netting off” për punën e energjisë me djegësin e Elbasanit, dmth, ai mund të marrë energji sa të dojë nga rrjeti kombëtar dhe të japë c’të mundet.
Rama sot në monologun e tij, për të ardhur keq, tha vetëm të pavërteta.
Ai tha: “Ky është një model që është me avantazhe të mëdha në raport me landfillet tradicionale..” Sot nuk egziston një model djegje, sic nuk ka një model landfilli, sot ka një model riciklimi, i cili sipas studimeve mund të arrij deri 90% dhe cka nuk riciklohet mund te digjet ose të shkoj në landfill. Modeli djegjes po përmendet për herë të parë në Shqipëri, nga z. Rama, i cili e ka harruar totalisht lakimin e emrit riciklim dhe zgjedhimin e foljes me riciklu.
Ai tha: “Impiantet e përpunimit të mbetjeve janë tashmë një trend europian”. E pa vërtetë, trend europian është riciklimi, i cili rritet me rritëm të shpejtë, dhe që është kërkesë e ekonomisë qarkulluese.
Ai tha: ““Gjithë rezistenca ndaj landfillit të Fierit është injorancë dhe nga ana tjetër krijon një panik..” Nuk kemi koment për injorancën. Nuk ka panik, ka ndërgjegjësim
Ai tha: “Këto impiante prodhojnë energji të rinovueshme që i bashkohet rrjetit elektrik të vendit”. Energjia nga djegja e mbetjeve nuk është e rinovueshme. Impiantet e djegjes së mbetjeve urbane në Shqipëri nuk mund të prodhojnë energji, për shkak të fuqisë së ulë kalorifike.
Ai tha: “projekti parasheh kthimin e zonave në parqe të pyllëzuara”. Ndotësit e gjeneruar nga oxhaku i impinatit të djegjes nuk mund të mblidhen për të bërë parqe. Landfilli, po, kthehet ne park të pyllëzuar.
Së fundi Ai tha: “Për shkak dhe të mungesës së dijes mbi këtë, proces po dhe dyshimeve nga propaganda negative është armiqësore, krijim paniku me qëllim., Tirana do fitoj një park real, edhe Durrësi”. Me punët armiqësore merret drejtësia, jo Partia. Edhe me panikun e qëllimshëm, po kështu.