Mirë landfilli i Sharrës, por me inceneratorin çfarë u bë?

Mirë landfilli i Sharrës, por me inceneratorin çfarë u bë?

Ndër lajmet kryesore sot ishte: “Pedagogë e studente të ‘Politeknikut’, vizitë në landfillin e Sharrës: I impresionuar nga ndryshimi e teknologjia”.

Të gjorët. U tregojne disa siperfaqe qysh ne hyrje të landfillit të Sharrës të mbjella me jonxhë që te ngjajnë te gjelbera dhe “uau..” qysh në fillim . Në vijim u tregojnë disa gropa të reja të hapura rishtazi, ku me detaje u tregojnë llojet e materialeve cilësore e shtresave të hedhura, trashesinë në milimetra të sejcilës shtresë dhe përsëri “uau..”. Pastaj vjen pjesa më e bukur. U tregojnë një rezervuar të vogël me ujë të Erzenit, para se në lumin e Erzenit të derdhen ujrat e ndotura të landfillit të Sharës, tashmë të mbuluar e mbjellë me jonxhë. Në këtë rezervuar janë sjellë ca pata e rosa, ka pesh te hedhut aty, eshte vendosur nje platforme e lundrueshme, ka ca lepuj të butë qe kullosin aty e pak më tutje ne nje plan shikimi me te larget disa kuaj, qe sigurisht kanë plot jonxhë për të ngrënë. Në këtë peisazh të dizenjuar me kujdes është ndërtuar dhe një pasorelë që shkon buzë liqenit e përfundon me një tendë të areduar në mënyrë natyrale, ku mbaron vizita e grupit te vizitoreve, te cileve i ofrohet nga kompania pije freskuese, apo energjitike dhe këtu një “big uau..”, ku ndër të ftuarit zgjidhet paraprakisht dikush, apo një i gjorë, që  të flas. Dhe media (jo vetëm një) e porositur (e paguar mirë besoj) ndërton lajmin e zgjatur.

Fakti është se landfilli i Sharës, sot është më i mirë se vite më parë dhe më i mirë se në shumë bashki, ku mbetjet nuk mbulohen, apo mbulohen pjesërisht. Fakt është gjithashti se landfilli i Sharrës nuk i kap emesionet e metanit e CO2 qe dalin nga procesi i dekompozimit të mbetjeve e ti perpunoj ato. Ka pas qënë ndërtuar nje impiant gati 10 vjet më parë për kapjen e gazrave serë dhe madje të prodhimit të energjisë prej tij, që nuk funksionon. Nuk ka impiant funksional te pastrimit të ujrave të ndotura. Pra ne thelb nje landfill jashte standartit.

Por pyetja pa zgjidhje është se, mirë me landfillin, por me inceneatorin çfare u bë? Dhe dikush mund te bente pyetjen therese: A do ndahen mbetjet në burim pas 30 vitesh kur të mbaroj kontrata e koncesionit të inceneratorit të Sharrës?

Kupto më shumë:

https://www.youtube.com/watch?v=Cxq2torK1U4