Ministri Sloven i Mjedisit anullon koncesionet e 8 HECeve mbi lumin Mur.
Të mërkurën më 13 shkurt, ministri slloven i mjedisit Jure Leben paraqiti një projekt-rregullore për të ndaluar tetë hidrocentralet e planifikuara përgjatë shtrirjes sllovene të lumit Mur. Sipas kësaj rregulloreje, të gjitha koncesionet për projektet e Mur, të mbajtura nga kompania energjitike sllovene “Draukraftwerke Maribor”, do të tërhiqen. Kjo e sjell Ministrin në mënyrë të konsiderueshme më afër me premtimin e tij për të mbrojtur Murin e lirë për brezat e ardhshëm. Në mënyrë që projekt-rregullorja të jetë ligjërisht e vlefshme, ajo tani ka nevojë për miratim nga qeveria sllovene.
“Ne e mirëpresim vendimin e Ministrit slloven të Mjedisit dhe u bëjmë thirrje vendimmarrësve të Ballkanit të ndjekin shembullin e tij. Rregullimi është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së Zemrës Blu të Evropës”, thotë Ulrich Eichelmann i Riverwatch.
Sipas një njoftimi për shtyp nga WWF, “vendimi kundër hidrocentraleve është justifikuar me ndikimet negative të pakthyeshme mjedisore dhe kërcënimin për furnizimin me ujë të pijshëm të 46.000 banorëve përgjatë lumit Mur. Për më tepër, është theksuar se hidrocentralet dhe dëmi i lidhur me sistemin e lumenjve do të minonte lumin Mur si Rezervë e Biosferës në Slloveni, e cila u shpall solemnisht në Janar 2019, si dhe rrezikonte mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë rajonit të Murit “.
Marre nga FB i “Save the Blue Heart of Europe”