Ministri Klosi dënon masakrën në Këlcyrë: Nuk ka tolerim, është dinosaur mjedisor

Ministri Klosi dënon masakrën në Këlcyrë: Nuk ka tolerim, është dinosaur mjedisor

Pas denoncimit te ngritjes nje bisnesi pa leje te shfrytezimit te ujrave te Vjoses, ne gryken e Kelcyres, ministrat Blendi Klosi dhe Sonila Qato udhetuan drejt vendit ku jane hedhur kolonat dhe betoni per devijimin e ujerave dhe shfrytezimin e tyre per bisnes.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi deklaroi se: “Nuk ka asnje tolerim për bisnese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë se përbashkët, mjedisin. Dinozaure mjedisore si ky ndërtim këtu, nuk do të pranohen, nuk do lejohen dhe nuk kalojnë në heshtje.

Gjej rastin te falenderoj drejtuesit e ministrise se Brendshme per nisjen e hetimeve per mosveprimin e policise se shtetit per kete skene krimi, si dhe heshtjen e cdo strukture lokale qe mbyllin syte dhe lejojne te tilla bisnese te paligjshme, krime mjedisore qe demtojne interesat e perbashketa, pronen e perbashket dhe me shume sesa kaq, lejojne te demtohet kjo pasuri e perbashket sic eshte lugina e vjoses, qe eshte trashegimi historike, kulturore por dhe shpirtore.

Klosi: Për ne, për ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për këtë qeveri që ka shpallur aleate të bashkëqeverisjes qytetarët, interesi dhe zëri i tyre është vendimarrës.

Ndaj ftoj cdo qytetar të denoncojë, bashkëveproje me në për të penguar, moslejuar apo parandaluar vepra të tilla, krime të tilla mjedisore, dinozaure të shkaterrimit të pasurisë së përbashkët, mjedisit.

Pamfleti.com