Më shumë nafte për fermerët – politikë e gabuar.

Më shumë nafte për fermerët – politikë e gabuar.

Heqja e taksavve të naftës për fermerët është e gabuar, pasi inkurajohet rritja e emetimeve të CO2 dhe gazrave serë, ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë, në 2016 ka kthyer në ligj marrveshjen e Parisit, sipas të cilës duhet të reduktoj CO2 dhe gazrat serë në 11.5 % deri në vitin 2030. Deri tani kemi vetëm politika dhe vendimmarrje të Qeverisë, që injorojnë marrveshjen, e Parisit, injorojnë ndryshimet klimatike, si në këtë rast që synon rritjjen e djegjes së sasisë së naftës, pra rritjen e emetimeve të gazrave serë.

OKB, në raportin e fundit të saj drejton gishtin nga liderët politikë që kanë dështuar të veprojnë për të minimizuar pasojat e e ndryshimeve klimaterike dhe për të evituar që planeti të shndërrohet në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz.

Ka plot mënyra për të ndihmuar fermerët, duke përjashtuar inkurajimin e shtimit të emetimeve të përdorimit të fosileve, përkundrazi duhet inkurajuar bujqësia organike, që është vërtetuar se abosorbon CO2 më shumë se emeton. Pagesa direkte që aplikohet në vendet e Bashkimit Europian është një zgjidhje. Në cdo vendimmarrje, edhe në Bujqësi, që është kontribues i rëndësishëm në ndryshimet klimatike duhet të bëhet detyrues kriteri i mosrritjes së emetimeve të CO2 ose zvoglimet të tyre.