Mbetjet e rrezikshme ne dy bote te ndryshme…

Mbetjet e rrezikshme ne dy bote te ndryshme…

Sic dihet, mbetjet e rrezishme përfshijnë substanca që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e njeriut ose mjedisin për shkak të reaktivitetit të tyre kimik ose niveleve të toksicitetit. Njoftimi i mengjesit te sotem nga Guardia di Finanza per ekzekutimin e operacionit “Metal Gate” ben me dije sekuestrimin e 58 tone mbetje ekotoksike te importuara nga Shqipëria dhe ne arrestimin e dy sipërmarrësve (https://www.agenziagiornalisticaopinione.it/opinionews/gdf-guardia-di-finanza-e-adm-ancona-operazione-metal-gate-importavano-dallalbania-rifiuti-ecotossici-58-tonnellate-sequestrate-e-due-imprenditori-denunciati/).

Po si mund te lexohet me tej ky njoftim, mbasi nje ceshtje e tille eshte prezente ne Shqiperi prej te pakten 25 vitesh dhe ka sjelle ne krijimin e qindra mije tonelata mbetje te rrezikshme, te cilave nuk ju gjendet nami as nishani ne dokumentet e shtetit shqiptar, pervecse 102 kontejnereve te “parkuar” e Durres dhe semundjeve vdekjeprurese qe po bejne kerdine ne shendetin e popullsise shqiptare?

Njoftimi italian qe po analizojme flet per “dy kompani italiane me seli në Lombardi”, qe po tentonin të importonin ilegalisht nga Shqipëria.  Dmth eksporti i kryer nga Shqiperia, perndryshe  veprimtaria kriminale e prodhimit, transportit, magazhimit dhe eksportit te mbetjeve te rrezikshme nga porti i Durresit, ne pronesi te KURUM edhe/ose te importuara nga vendet e rajonit vazhdojne me te njejtin intensitet edhe pse prej me shume se 9 muajsh kjo ceshtje eshte “teknikisht nen hetim”.

Sipas njoftimit italian, “inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje dokumentare gjatë kontrollit të mallrave “sensitive”, kanë thelluar aktivitetet e inspektimit duke verifikuar fizikisht atë që është transportuar dhe konstatuar mospërputhje në lidhje me deklaratën doganore”.  Dmth atje kryhet kontroll i thelluar per mallrat “sensitive” sic jane mbetjet e rrezikshme. Po ne portin e Durresit ku operojne te pakten 9 agjenci shteterore duke perfshire skanimin e koncesionuar cfare pengon qe te zbatohen procedura te ngjashme?

Sipas te njejtit njoftim, “…malli i është nënshtruar analizës nga ekspertët e Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilët i klasifikuan produktet e transportuara si mbetje ekotoksike”. Dmth organi i akuzes shqiptare, qe sebashku me ministrite pergjegjese per mjedisin dhe transportin, nese kane vullnet, paskan se ku te bejne analizat ne vendin fqinj dhe nuk qenka aq e veshtire sa ky problem te qendroje pezull per pamundesine e kryerjes se ketyre analizave (e kam fjalen per 102 kontejneret e “parkuar” ne Porto Romano).

Sipas njoftimit te sipercituar, operacioni “Metal Gate” perfundoi “…me sekuestrimin e mbetjeve speciale të sipërpërmendura dhe me kallëzimin e përfaqësuesve ligjorë të kompanive importuese për veprat penale të “trafikimit të paligjshëm të mbetjeve”, “gënjeshtër ideologjike e kryer nga një dokument privat kontrolli i veprimtarisë në mënyrë publike”. Dmth agjencite ligje-zbatuese italiane procedojne drejtperdrejt dhe sipas ligjit, nuk sperdridhen per te mos permendur kurrsesi emrat e zyrtareve te larte pergjegjes ne institucionet shteterore qe licensojne, monitorojne, mbikqyrin, kryejne analizat, etj, etj., si ne rastin e Shqiperise.

Njoftimi italian, ne ndryshim nga propaganda e ketushme, nuk thote asgje per perbetimin e ministrushave per te mos lejuar rikthimin e mbetjeve ne vendin tone (https://shqiptarja.com/lajm/anijet-me-816-ton-mbetje-toksike-dy-ministri-deklarate-te-perbashket-shqiperia-smund-te-pranoje-a-priori-rikthimin-e-ngarkesave-pa-pasur-prova). Ne te vertete,  vetem pak muaj me vone ato erdhen dhe sot askush mesa duket nuk ju del per zot, por rasti i sotem  Ankones tregon se “puna” vazhdon njesoj… Gjithashtu njoftimi italian nuk thote asgje per perplasjen ndermjet agjensive ligjezbatuese si ketu (https://www.cna.al/aktualitet/anijet-me-mbetjet-toksike-perplasje-mes-institucioneve-i406389) , sepse atje secila agjenci permbush detyren ligjore sipas ligjit dhe nuk ka biznese “lule mos me prek”, as agjenci shteterore qe bashkepunojne me krimin e organizuar vendas dhe nderkombetar e korrupsionin e zyrtareve, sic ka dyshime te bazuara tek ne. Perndryshe as do te ktheheshin mprapsht ngarkesat nga Kina dhe Tajlanda, as do te kishte hetime penale te nisura ne fund te Gushtit 2024 - qe nuk dihet nese do te mbarojne ndonjehere per mbetjet e depzituara tashme ne Porto Palermo nen kujdesin e Agjencise se Pasurive të Sekuestruara,  dhe sigurisht as pala italiane nuk do te kishte ndermarre operacionin policor ne fjale. Nderhyrja me e fundit - thuhet ne njoftimin e saj “…nxjerr në pah angazhimin e përditshëm të Guardia di Finanza dhe Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve në monitorimin e vazhdueshëm të flukseve të mallrave që kalojnë nëpër portet kombëtare, garantimin e shkëmbimeve tregtare dhe ruajtjen e integritetit të mjedisit dhe tregut të brendshëm”.

Nese vertet duam qe hetimi mbi mbetjet e depozituara ne Porto Romano te perfundoje, mendoj se pershirja e SPAK eshte pashmangshme.  Sepse sic shkruante Basel Action Network ne fillim te Nentorit te kaluar, “…ndërsa Shqipëria kërkon të anëtarësohet në BE dhe qeveria ka qenë e etur për të lidhur politikën e saj të mbetjeve të rrezikshme me atë të bllokut 27-vendesh, ajo duhet të ndalojë “eksportin e mbetjeve të rrezikshme, mbetjeve shtëpiake, mbetjeve elektronike dhe mbeturinave të plastikës në vendet në zhvillim”...

Ftoj mas-median qe te investigoje me tej me kete afere ne zhvillim e siper, sepse vetem keshtu ndeshkohet paligjshmeria, rritet kerkesa e llogarise ndaj institucioneve dhe agjensive tona shteterore, por edhe krijohen premisa me te qendrueshme per te ruajtur keshtu edhe shendetin e qytetareve.