Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalistët kërkojnë ndërhyrje.
Derdhja e mbetjeve të përpunimit të naftës në lumin Vjosë po kthehet në një kërcënim serioz. Ambientalistët kanë pohuar se tashmë që ky lumë ka marrë statusin Park Kombëtar, duhet të ketë edhe më shumë vëmendje për të mos lejuar të derdhen këto mbetje të përpunimit ashtu si në zonën e Gorishtit, Koculit.
Edhe pse u shpall në datën 13 Mars park Kombëtar, lumi Vjosa po përballet me një problematikë shqetësuese për banorët. Ata ndiejnë erën e rëndë të naftës, pasi mbetjet e përpunimit të naftës bruto shkarkohen në përrenjtë e zonës që derdhen në Vjosë.
Në përroin e dekantimit në krahinën e Gorishtit, aty ku supozohet të shkarkohen ujërat e pastër që grumbullon kodra, dhe ujit të filtruar që nxjerrin puset vihet re prezencë e lartë e mbetjeve të naftës. Ambientalisti Niko Dumani, thotë se se kimikatet janë shkatërruese për tokën, bimësinë dhe gjallesa.
Sera e bitumi janë materiale që nuk shpërbëhet dhe ambientalisti e konsideon imediate ndërhyrjen.
Ligjërisht, përpunimi i naftës, në fazën e dekantimit nuk duhet të shkarkohet në natyrë, por të përpunon në puse, por kjo nuk ndodh në kompaninë naftënxjerrëse të Gorishtit dhe Koculit.
Veç tokave, që gati kanë humbur pjellorinë për shkak të ndotjes nga nafta dhe largimit të banorëve nga zona, kjo situatë rrezikon dhe pasurinë natyrore kombëtare, Lumin Vjosë, e cila has dhe një tjetër problematikë atë të depozitimit të mbetjeve urbane në rrjedhën e saj.
marre nga syri.net