Marrëveshje historike në samitin global për klimën, bota do të tërhiqet nga përdorimi i karburanteve fosile

Marrëveshje historike në samitin global për klimën, bota do të tërhiqet nga përdorimi i karburanteve fosile

Samiti i klimës Cop28 ka miratuar një marrëveshje historike që do ti shtyjë vendet, për herë të parë, të largoheshin nga karburantet fosile për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.

Marrëveshja e re është rënë dakord në samitin e OKB-së për klimën në Dubai pas disa ditësh negociatash.

Për herë të parë, marrëveshja u bën thirrje të gjitha vendeve që të largohen nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile - por jo t'i heqin gradualisht ato, diçka që shumë qeveri donin.

Teksti njeh nevojën për reduktime të thella, të shpejta dhe të qëndrueshme nëse njerëzimi dëshiron të kufizojë rritjen e temperaturës në 1.5C

"Së bashku jemi përballur me realitetet dhe e kemi vendosur botën në drejtimin e duhur," tha presidenti i COP28 Sulltan Ahmed Al-Jaber.

Ministri i klimës i Norvegjisë Espen Barth Eide tha më herët se karburantet fosile ishin "elefanti në dhomë" në samit.

Në asnjë konferencë të mëparshme të palëve, apo COP, kombet nuk kanë rënë dakord për një largim të përbashkët nga nafta, gazi dhe qymyri.

Djegia e lëndëve djegëse fosile nxit ngrohjen globale, duke rrezikuar miliona jetë. Deri më tani, qeveritë kurrë nuk kanë rënë dakord kolektivisht të ndalojnë përdorimin e tyre.

Liderët pritet ta miratojnë dokumentin të mërkurën dhe t’iu japin fund negociatave të vështira dyjavëshe. Marrëveshjet e arritura në samitet e Kombeve të Bashkuara duhet të miratohen me konsensus, dhe më pas secili shtet është përgjegjës për zbatimin e tyre, përmes politikave dhe investimeve kombëtare.

Synimi i kësaj marrëveshjeje është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse.

Në të bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të ripërtrishme deri më 2030, që të rriten përpjekjet për ta zvogëluar përdorimin e thëngjillit, dhe që të punohet drejt dekarbonimit të industrive. Nëse miratohet, kjo marrëveshje do të shënojë herën e parë në dekada që shtetet janë pajtuar për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe thëngjilli, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë.

Shkencëtarët kanë thënë se këto lëndë djegëse përbëjnë burimin kryesor të emetimit të gazrave serrë, të cilat më pas ndikojnë në ndryshimet klimatike.