Mali i shkeljeve ligjore me inceneratorin e Fierit

Mali i shkeljeve ligjore me inceneratorin e Fierit

Nëse Gjykata Administrative në shkallë të parë, 1 vit e gjysëm më parë do të vendoste pavlefshmerinë e deklaratës mjedisore dhe  të lejes së ndërtimit për incinerator të Fierit shqiptarëve do ju ishin kursyer miliona euro.

Banorët dhe shoqata AKIP i paraqitën me fakte në padinë e tyre 1 mal me dokumenta që vërtetonin shkeljet e panumërta. Mbi të gjitha u dha leje për të ndërtuar në një territor pa patur një studim fisibiliteti. U dha leje të ndërtohet në një tokë kënetore, pa patur një studim sizmik e gjeologjik, u dha leje të ndërtohet në një tokë bujqësore të klasit të parë, ku nuk lejohen ndërtime, u dha leje për incenrator 800 m pranë shtëpive të banimit, ndërsa Vendimi i Këshillit Bashkiak  2016 (VKB) dhe i Komitetit të Kontrollit të Territorrit (KKT) nuk lejonte ndertim të inceneratorit më afër se 2000 m, u dha leje edhe pse banorët në unison ishin totalisht refuzues.

Gjykatsja Afërdita Maho vendosi në favor të kompanisë. Kompania ka marrë falë këtij vendimi dhe vonesës prej 1 viti e gjysëm prej Apelit rreth 25 milion euro.

Më datë 26 Nëntor 2020, ndërsa debat i madh ka nisur në këtë muaj të fundit dhe ndërkohë që SPAK ka pranuar dhe po heton për të 3 inceneratorët do dëgjohet në dhomën e Këshillimit në Gjykatën Administrative të Apelit të jepet një vendim për incineratorin e Fierit. Ky vendim do të tregonte shumë se cpo ndodh në këtë Gjykatë.

Për më shumë shih shpjegimet e paraqitur në Gjykatë nga paditësit.

https://drive.google.com/file/d/1bR_hEHjnGt_X76TbfwfIPVJTr7L8H26H/view?usp=sharing