Makineritë për prodhimin e energjisë së rinovueshme diellore përjashtohen nga TVSH në import
Të gjitha pajisjet dhe makineritë që do të importohen për prodhimin e energjisë së rinovueshme diellore do të përjashtohen nga TVSH.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëri të ditur sot gjatë një konference për shtyp se kjo masë synon të nxisë prodhimin e energjisë së rinovueshme diellore.
“Një sërë produktesh dhe teknologjish përjashtohen nga TVSH për makineritë dhe pajisjet në import që është një politikë shumë ndihmuese në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë”, theksoi ai.