“Mafia e plehrave do të na helmojë tokat”, protestuesit përplasen me policinë në Fier

“Mafia e plehrave do të na helmojë tokat”, protestuesit përplasen me policinë në Fier

Banorët e fshatit Verri në Fier kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të inceneratorit pranë zonës së tyre të banimit. Teksa kundërshtojnë projektin, banorët thonë se “Mafia e plehrave do të na helmojë tokat”. Ndonëse protesta ka qenë paqësore, ndërhyrja e policisë e ka ndezur pak më shumë situatën.

Për pasojë ka patur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Për pasojë ka pësuar lëndime një prej protestuesve. Djali i tij, Neritan Delibashi, thotë se protesta ka qenë paqësore, por ditën e sotme në zonën e projektit janë futur me dhunë dhe me polici mjetet për realizimin e punës.

“Po zhvillohej një protestë paqësore në fshatin Verri për mbetjet për inceneratorin që do të ndërtohet në atë zonë. Ne kundërshtojmë mbetjet që do të vijnë. Jemi banorë të zonës që e kundërshtojmë këtë incenerator pasi jemi në distancë të afërt. Tani problemi është se shteti kërkon ta bëjë me doemos atje, pa na pyetur ne fare, pas asnjë lloj konsulte. Ata vendosin vetë më dhunë, me force policie. Sot kanë futur mjetet në zonë. Ne po protestonim paqësisht dhe babain tim e shtynë, e rrëzuan. Për momentin unë po protestoja diku tjetër, dhe sa e pashë që ishte shtrirë në tokë e hipëm në një makinë dhe e sollëm në spital”, thotë një prej protestuesve në fshatin Verri.

Botuar nga BalkanWeb me 22 January 2018.