Lumi Osum në Berat tërësisht i ndotur, Bashkia asnjë reagim

Lumi Osum në Berat tërësisht i ndotur, Bashkia asnjë reagim

Ndotja në lumin Osum arrin në nivele maksimale. Pamjet që sot serviren në Berat janë të trishta, pasi lumi është kthyer në kanal për ujrat e zeza dhe për derdhjen e mbeturinave, nga një biznes i cili merret me përpunimin e lekurave. Dita e hënë e ka gjetur krejtësisht të ndotur lumin Osum në qytetin e Beratit, i cili tashmë mund të quhet lumi ku rrjedhin vetëm ndotje, ujrat e zeza dhe mbi sipërfaqe qëndrojnë plehrat. Aktiviteti i një fabrike përpunimi lëkurash, që ndodhet në dalje të qytetit, duket se është shkaku kryesor i kësaj ndotje tepër të lartë, para të cilës instancat vendore nuk reagojnë, me arsyetimin se është pajisur me leje mjedisore.

Mos vënia në punë e filtrave mbrotjëse gjatë orëve të punës që në fundjavë duket se është më e madhe, shkakon ndotje tepër të lartë në ujrat e lumit, ku shkumëzojnë mbetjet dhe në mjedis përhapet erë tepër e rëndë. Mungesa e gjatë e rreshjeve ka bërë që dhe prurjet e lumit të jenë të pakta, çka e bën ndotjen edhe më të rrezikshme për faunën dhe florën. Të vetmit që reagojnë në lidhje me këtë situatë janë banorët e qytetit, të cilët nuk e shohin më lumin si dhuratë të natyrës.

“I qelbur është. Ka erë, sidomos nëe verë njëherë ka shumë ndotje. Është aq keq sa s’ka ku të vejë. Është krejt era e punishteve të lëkurave, bashkia duhet të marri masa që ata ti shkarkojnë ujërat sipas rregullave”, thonë banorët.

Bashkia e Beratit asnjëherë nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me këtë problematike. Ndërkohë zyra mjedisore në Berat nuk bëhet asnjë lloj monitorimi për të parë nivelin e ndotjes që poi bëhet lumit Osum.

Botuar nga J.Sh Shqiptarja.com me 17 October 2017.