Lufta për ajrin e pastër në Europë
Shqipëria duhet të ndjekë ç’po bën Europa, jo ç’ka bërë
Sipas një raporti të Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), ndotja e ajrit ishte shkaku i mbi 450 000 vdekjeve të parakohshme në BE në vitin 2016. Komisioni Evropian vlerëson koston sociale prej sëmundshmërisë që lidhet me cilësinë e ajrit të dobët në BE të varioj nga 330 deri në 940 miliard euro në vit. Prandaj është me rëndësi që BE-ja dhe shtetet anëtare të rrisin përpjekjet e tyre për të luftuar ndotjen e ajrit dhe për të siguruar ajër më të pastër për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.
Në vitin 2016, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan Direktivën e Rishikuar të Tavanit Kombëtar të Emetimeve (NEC), i cili caktoi objektivat për vitin 2020 dhe 2030 dhe zgjeroi fushëveprimin e tij për të përfshirë PM2.5. Në të njëjtin vit, Ministrat e BE-së përgjegjësa për Çështjet Urbane ranë dakord të vendosin Axhendën Urbane për BE-Partneritetin për Cilësinë e Ajrit, qëllimi i së cilës është bashkimi i përpjekjeve të Komisionit Evropian, Shteteve Anëtare, autoriteteve lokale dhe palëve të tjera relevante për t’u përqëndruar në katër tema konkrete që lidhen me ndotjen e ajrit deri në mes të vitit 2017. Së fundi, në Shkurt të vitit 2017, Komisioni publikoi një raport të parë mjedisor tw BE-sw me qëllim të përmirësimit të pajtueshmërisë me kuadrin ligjor të BE-së për ndotjen e ajrit. Rapori thekson nevojën për një qasje të re për mobilitetin, pasi transporti është aktualisht burimi kryesor i problemeve të cilësisë së ajrit të BE.
Burimi: Public Policy Exchange