Liri lumenjve - Aktivistë nga e gjithë Bosnja & Herzegovina kanë bërë një pikturë të madhe murale në një digë të shkatërruar

Aktivistë nga e gjithë Bosnja & Herzegovina kanë bërë një pikturë të madhe murale në një digë të shkatërruar si protestë ndaj mbi 300 digave të planifikuara për tu ndërtuar në rajon. Koalicioni për Mbrojtjen e Lumenjve, që përfaqëson mbi 20 organizata në Bosnje & Herzegovinë, po bën thirrje për ndalimin e ndërtimit të digave dhe për tu përqëndruar në zhvillim e turizmit dhe aktivitete tradicionale.
