A kemi humbur lidhjen me natyrën?
Natyra është burimi ynë, ilaçi ynë dhe vendi ku mund të gjejmë paqe mendore dhe fizike.
Nëse lidhja me natyrën është e fortë edhe ne jemi të fortë.
Në të kundërt, shoqëria moderne po bën gjithmonë e më shumë hapa për tu shkëputur nga natyra, duke u fshehur mes godinave të gjata prej betoni e rrugëve që në vend të gjelbërimit rrethohen me kafene e dyqane që nuk kanë fund.
Kontakti me natyrën po humbet dita ditës dhe bashkë me të sensibilizimi për ta mbrojtur atë.
Kjo është një ndër arsyet pse kemi kaq shumë vepra ndërtimi që dëmtojnë natyrën në mënyra nga më skandalozet dhe kaq pak sensibilizim për të vepruar kundra tyre.
Nëse ka një gjë që si shoqëri duhet ta praktikojmë sërish, është pikërisht kjo.
Rilidhja e kontaktit dhe dashurisë me natyrën,
duke krijuar shkëputje nga qyteti herë pas here,
duke integruar programe edukimi natyror për fëmijët
dhe eskursione të vazhdueshme në natyrë.
Duke u përfshirë në më shumë kauza që e mbrojnë atë
dhe duke eksploruar mrekullitë e pafundme që vendi ynë zotëron.