Liderët e BE: Dielli, dielli… - RAMA gazi, gazi…
“Dielli, dielli, dielli’, dielli i mrekullueshëm’’- po thonin shumë prej udhëheqësve të Europës tek po bënin foton zyrtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tregon Rama dhe qe ai thotë se do ta kujtoj si një moment të bukur.
Nënteksti i diellit të mrekullueshëm prej liderëve Europian nuk mund të mos nënkuptoj potencialin e energjinë diellore, të Shqipërisë, për më tepër që tema qëndrore e samitit te Tiranës ishte energjia dhe se granti prej 1 miliard USD per vendet e Ballkanit Perendimor, përvec 50 % të mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejtë, parashikon gjysmën tjetër për investime në energjinë e rinovueshme, ku fokus është, pa dyshim, energjia diellore.
Dhe dukshëm, jo rastësisht, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në konferencën e shtypit me gazetarët pyetjes së gazetares për paketën e ndihmës për investime të energjisë theksoi: “ Unë di që disa prej projekteve janë për shembull një central i madh fotovoltaik këtu në Shqipëri..”, ndërsa në fjalën e saj përmendi dhe se “Ne dje, gjithashtu miratuam 6 projekte të ndryshme, të cilat shkojnë që nga për shembull fermat fotovoltaike, fermat e energjisë me erë, si edhe për shembull rehabilitimin e hidrocentraleve”.
Në frymën e Deklaratës së Tiranës te këtij samiti është e qartë se cdo investim i ri për rajonin do jetë në energjitë e rinovueshme. Në pikën 15 të deklaratës shkruhet se “BE-ja është e gatshme të mbështetë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e angazhimit të tyre për të zbatuar plotësisht Axhendën e Gjelbër për rajonin, ku përfshihen angazhimet e tyre në fushën e klimës në kuadrin e Marrëveshjes së Parisit… dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së gjelbërnë rajon”.
Duke qënë së vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë akoma të varura nga fosilet Deklara ju jep atyre mundësinë të bëjnë përmisime me mbështetjen e BEse. Në pikën 12 shkruhet qartë: “500 milionë euro të tjera në grante do t’i kushtohen investimeve në mbështetje të tranzicionit energjetik dhe pavarësisë energjetike, për të financuar përmirësimetnë infrastrukturën e gazit dhe elektricitetit..”. Shqipëria duke qënë se nuk ka një infrastrukturë të gazit dhe elektricitetit për të sigurur pavarësinë energjitike do mbështet nga BE vetëm nga burime të rinovueshme.
Z. Rama në kundërshtim me Deklaratës e Tiranës, që kërkon Rajoni të përshpejtojë tranzicionin drejt energjisë së gjelbër në në konferencën e shtypit pyetjes për energjinë nuk tha asnjë fjalë për energjinë e gjelbër dhe i mëshoi gazit, për më tepër terminalit të gazit në Vlorë.
“Kur vjen fjala për paketën do të thoja që veç asaj çfarë shpjegoi Ursula, ju e dini që ka një paketë tjetër, e cila mbështetet në projekte. Kemi një sërë projektesh për të cilat jemi gati të aplikojmë. Njeri është tubacioni gazsjellës që do të lidhë Fierin me Vlorën për të siguruar ndërlidhjen me gazsjellësin Trans – Adriatik, gjithashtu dhe terminalin e Vlorës dhe terminalin energjetik, sidomos centralin ku do të kemi transformim të gazit, pra kalim të gazit”- tha z. Rama.
Pra, Rama është i fokusuar tek “paketa tjetër”, tek ajo e ofruar nga kompanitë shumëkombëshe të naftës, që për të rrëmbyer Gjirin e Vlorës, po vazhdojnë të përdorin “kalin e ngordhur” të TECit të Vlorës. Gazsjellësi TAP, i cili thuhet se do degëzohet edhe deri në Vlorë, gjoja për TECin u çvendos në Seman, pasi investitorët u tërhoqën ndërsa panë që banorët e Vlorës kundërshtuan instalimin e industrisë fosile në Gji. Në realitet investimi i shtrirjes së tubacionve deri në Vlorë bëhet për hatër të dashurisë së vjetër të shumëkombshëve të naftës me Gjirin e Vlorës. Kur këto kompani nuk e kapën dot Vlorën 20 vjet më parë e kanë të pamundur ta kapin tani, sidomos pas deklaratës së Tiranës.
Në Vlorë nuk mund të ketë terminal gazi, pasi ky territor ka destinacion turizmin dhe ruajtjen e vlerave natyrore. Për këte “paketën tjetër”, që thotë Rama, do duhet ligjërisht të hartohet një Vlerësim Strategjik Mjedisor, i cili mungon. Nëse sipas këtij vlerësimi rezulton se Shqipëria, e cila edhe pse nuk ka infrastrukturë gazi del që është e leverdisshme dhe e pranueshme të jetë vend tranzit i gazit do duhet të jepen alternativa edhe për vendndodhjen dhe është e sigurtë që Vlora nuk është alternativa që pranohet. Kjo është konfrmuar nga institucione ndërkombëtare që kanë inspektuar dhe vlerësuar papranueshmërinë e industrisë fosile në gjirin e Vlorës. Këtë e ka konfirmuar rezistenca e popullit të Vlorës.