Lartësimi i zërit për kanionet magjike të Osumit dhe heshtja për shkatërrimin e magjisë së Valbonës.

Lartësimi i zërit për kanionet magjike të Osumit dhe heshtja për shkatërrimin e magjisë së Valbonës.

Cunam lajmesh të bukura në të gjithë mediat Shqiptare se nuk do dhunohen me HECe kanionet e Osumit. Shpërthyes, si kurrë ndonjë herë tjetër për një lajm mjedisor ishe Blendi Fevziu në emisionin e tij Opinion dhe kish të drejtë, ai i ka shijuar ato. I pari u rebelua deputeti Erjon Brace, gëzim i madh. I takon, bir i krahinës, deputet i hershëm i zonës, pozitivitet.

Shpërtheu Blendi Klosi, shumë gëzim për gjithë Shqiptarët, që kurrë nuk kanë ndëgjuar ndonjëherë një ministër mjedisi të guxoj të kundërshoj një koncesion të miratuar, për më tepër deput aktual në territorrin e kanioneve magjike. Edhe Blendi Klosi e ka shijuar gjithashtu bukurinë e kanioneve të Osumit.

Ilir Meta ka folur edhe më përpara, duke kundërshuar dhunimin e kanioneve, e si mos të reagonte, për të shkuar në fshatin e tij të origjinës, duhet të kalonte përmes magjisë, foli dhe Gjiknuri, që u shqep duke dhënë e ridhënë leje për HECe që kanë bërë badërdinë në ekosistemet dhe komunitet malore të vendit.

Foli edhe Edi Rama: “Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”, shprehet Rama, që duket qartë se e ka shijuar atë mjedis. Folën të gjithë. Ndërsa publiku ka shtangur.

Në sytë e publikut vjen si cudi e madhe kjo, jo vetëm se nuk ka ndodhur që politika të flas kaq shumë për një cështje mjedisore, por së pari se publiku është i shqetësuar e pikëlluar prej kohësh për shkatërrimin e Parkut Kombëtar të Valbonës, gjithshtu nga 2 HECe, që po vazhdojnë të dhunojnë magjinë e Valbonës.

Magjia e Valbonës është e fiksuar në kartolinat Shqiptare, qysh 50 vjet përpara dhe sot magjia e saj është botrore. Totalisht antipod. Për Valbonën, prej gati 2 vitesh protesta të herëpashershme.

Në kampin e politikës, por edhe të medias një heshtje e pakuptueshme, për “dy nishane të pakuptueshëm në trupin e saj”, sic i quajti Edi Rama, para se të rinovoj në mënyrë të jashtëligjshme dhe krejt në mënyrë të pakuptueshme lejen e ndërtimit për 2 HECe në magjinë e Valbonës.

Ah, ditët e fundit ka 2 lajme shumë interesante. E para, Bashkim Ulaj ka ngritur padi ndaj një shoqate mjedisore, që kundërshton shkatërrimin e Valbonës,duke i kërkuar 20 milion lek, pasi i ka dëmtuar imazhin e kompanisë së tij GENER 2, që po ndërton HECet në Valbonë.

Dhe, e dyta, Bashkim Ulaj do hap televizionin më të fuqishëm në vend. Vargjet e Migjenit të vijnë vevetiu në mëndje: “oh, si nuk kam një grusht të fuqishëm, malit që hesht mu në zemër me ja njesh”.