Kur do filloj ç’montimi i HEC të Valbonës ?

Shoqata Toka, e cila bashkë me 27 banorë në Valbonë është në gjyq me Ministrinë e Energjisë e Infrastrukturës, Këshillin Kombëtar të Teritorrit dhe shoqëritë GENER 2 e DRAGOBIA shpk, që po ndërtojnë HEC në Valbonë boton një abstrakt të mbrojtjes ligjore në të cilin del qartë se ndërtimi i HEC në Valbonë duhet menjëherë të ndaloj punimet dhe kompania të filloj rehabilitimin e zonës.
Në ligjin e ri për zonat e mbrojtura nr 81/2017, që ka hyrë në fuqi më 7 Qershor 2017 është e shprehur qartë se në zonat e mbrojtura, Park Kombëtar, ndalohet ndërtimi i hidrocentraleve (neni 16, pika 2, c) dhe në nenin 73 ka edhe fuqi prapavepruese, ku përcaktohet edhe mënyra ligjore e veprimit.
Duket qartazi se vazhdimi me kokëfortësi i shkatërrimit të Valbonës do të marrë fund.
Dhe precedenti i Valbonës do të jap efektin pozitiv edhe në Parqet Kombëtare, kudo në vend.